Përndjekja nëpërmjet Facebook-ut nga një shtetas amerikan për 20-vjeçaren shqiptare me iniciale G.M ka bërë që Seksioni i Krimeve Kompjuterike dhe ndaj Jetës në Drejtorinë e Tiranës të nisë hetimet.
Agjentët e policisë të cilën kanë në dorë kallëzimin e vajzës konfirmojnë se bëhet fjalët për një shtetas amerikan me banim në New York i cili prej kohësh i shkruan të resë nga Tirana për një lidhje apo për pëlqimin e tij.
Ky fakt raportohet dhe në komunikatën e përditshme të Policisë së Shtetit të datës 7 janar 2015, ndërsa burime për A1Report nga Seksioni i Krimeve Kompjuterike thanë se deri në këto momente nuk është arritur identifikimi i të dhënave reale të këtij personi.
Si provë materiale janë sekuestruar mesazhet e shtetasit amerikan që rezultojnë të gjitha të jenë në anglisht, ndërsa pas analizimit të plotë të kallëzimit dhe të dhënave paraprake i njëjti burim tha se do të kërkohet dhe ndihma e ambasadës amerikane për një letër porosi drejt policisë federale në New York.
Njoftimi i Policise se Shtetit

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com