29 vjecarja Amerikane e sëmurë me kancer, Brittany Mayard, e cila u bë e famshme në të gjithë botën për vendimin e kryerjes së eutanazisë, ka ndërmarrë aktin e vështirë të vetëflijimit, ashtu sic kish paralajmëruar më parë, në qetësi në krahët e familjes së saj. Sipas miqve, Brittany u nda jeta, në Portland, Oregon, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga kanceri që kishte marrë kontrollin e organizmit të saj tepër të brishtë.
Përpara se t'i jepte fund jetës Brittany mundi të realizonte të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e saj më të veçanta, duke ikur nga kjo botë e lumtur dhe e plotësuar.Në postimin e saj të fundit ajo ka shkruar "Lamtumirë të gjithë miqëve dhe familjes sime. Sot është dita që zgjodha të vdes me dinjitet përballë sëmundjes vdekjeprurëse, këtij kanceri të tmerrshëm që që mori aq shumë nga unë, e që do të merrte dhe më shumë. Bota është një vend i mrekullueshëm, udhëtimet kanë qenë mësuesit e mi më të mirë, miqtë e ngushtë dhe të njohurit ishin ata që u treguan kaq bujarë për mua". "Lamtumirë botë. Shpërndajeni energjinë positive. Bëni vepra të mira për të tjerët".
Maynard ishte e diagnostikuar në fazën e katër të 'glioblastoma multiforme', një kancer tepër agresiv. Në prill doktorët i kishin dhënë edhe 6 muaj jetë e kur ajo deklaroi se kishte vendosur t'i jepte fund jetës, sipas Ligjit për Eutanazi, ajo mori vëmendjen e gjithë botës. Vendimi i saj për të bërë vetëvrasje, përpara se kanceri ta vriste, ka nxitur debate të mëdha mbi ligjin që u jep të drejtën të sëmurëve të zgjedhin të vdesin me dinjitet, përballë vuajtjeve të papërballueshme.
Muaj e fundit të jetës Brittani I kaloi duke bërë fushatë për lejimin e ligjit të eutanazisë në të gjithë botën si një e drejtë njerëzore e të gjithë të sëmurëve të pashërueshëm që të zgjedhin një vdekje dinjitoze. Në videon e saj të fundit ajo shpjegon se ndonëse fizikisht duket mirë, vuajtja e brendshme fizike dhe shpirtërore për shndërrimin e saj tepër të shpejtë ishte shumë e tmerrshme, ndaj ndihej e sigurtë për vendimin e saj, që të ndahej nga kjo jetë para se kanceri ta shndërronte në një tjetër person.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO