AMF asiston rregullatorin ukrainas për përafrimin ligjor me kuadrin e BE, Mete: Keni mbështetjen tonë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të asistojë Komisionin e Letrave me Vlerë të Ukrainës në procesin e përafrimit të kuadrit ligjor me legjislacionin dhe direktivat e Bashkimit Evropian. Shqipëria hapi së fundmi negociatat e anëtarësimit dhe është në një fazë më të avancuar, ndërsa Ukrainës iu dha disa javë më parë statusi i vendit kandidat.
Me ndërmjetësimin e Bankës Botërore, e cila ka asistuar Shqipërinë në procesin e hartimit të kuadrit të ri ligjor për tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit, këtë herë AMF do të japë eksperiencën e fituar deri tani për rregullatorin ukrainas. Drejtori i Përgjithshëm i AMF, Ervin Mete në një takim online të zhvilluar me kreun e rregullatorit ukrainas të tregut të titujve, shprehu gatishmërinë për të ofruar gjithë asistencën e nevojshme.
“Keni gjithë mbështetjen tonë në këtë proces. Ne kemi bërë një rrugëtim domethënës në këtë drejtim. Kemi patur dy asistenca, me nga 2 vite secila, nga Banka Botërore, që na kanë ndihmuar të avancojmë sa i përket përafrimit të kuadrit ligjor me legjislacionin e BE-së. Në vitin 2020 u miratuan ligjet e reja për tregjet e kapitalit dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive, ndërsa aktualisht po finalizojmë ligjin e ri për fondet private të pensioneve.” - tha Ervin Mete, Drejtor i AMF
Nga ana e tij, kryetari i autoritetit mbikëqyrës ukrainas, Ruslan Magomedov e falenderoi AMF-në për frymën e bashkëpunimit dhe gadishmërinë e treguar.
“Ju falenderojmë për gatishmërinë dhe mbështetjen. Besojmë se eksperienca e fituar nga ana juaj në këtë proces do të na ndihmojë të ecim më shpejt në rrugën që kemi për të bërë, me përafrimin legjislativ, sa i përket fushës tonë.”- tha Ruslan Magomedov, Kryetar, Komisioni i Letrave me Vlerë, Ukrainë
Ukraina vijon të përballet me pasojat e rënda të agresionit rus, që ka shkaktuar humbje të mëdha të jetëve njerëzore, por edhe probleme të tjera të shumta, shoqëruar me efekte në ekonomi dhe tregjet financiare, pasoja të cilat janë ndjerë në të gjithë Botën.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3565
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030
29 Nëntor, 07:39
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
9 Nëntor, 20:44
-
Eksperti i Bankës Botërore: Shqipëria dhe Kosova të përqëndrohen në diversifikimin e ekonomive të tyre
31 Tetor, 19:40
-
Ekonomia këtë vit rritet me 3.3%, por sfidë serioze emigrimi! Banka Botërore: Kapitali njerëzor bërthama e zhvillimit të Shqipërisë në të ardhmen
17 Tetor, 18:59
-
SHBA mbështet SPAK: Punë të shkëlqyer! Përfaqësuesja e DASH në Tiranë: Mbani korrupsionin nën kontroll të anëtarësoheni në BE
16 Shtator, 12:22
-
Banka Botërore këshillon qeverinë: Riktheni emigrantët! Eksperti: Do duhet të paktën 1 dekadë, të 'joshen' me ndryshime në tregun e punës, arsim e paga
12 Gusht, 21:47
-
"Riktheni emigrantët, diaspora ‘shpresë’ për zhvillimin teknologjik të Shqipërisë", BB: Investoni në teknologji, inovacion dhe arsimim
6 Gusht, 12:30
-
Ervin Mete i kalon detyrën ministrit të ri të Financave: Ishte rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike
31 Korrik, 10:42
-
Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në Qeveri: Ja sa vota morën ministrat e rinj! Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit
30 Korrik, 11:35
-
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër
30 Korrik, 09:55
-
Kuvend/ Mete: Markimi i karburanteve i kalon Doganave! Pullat fiskale me tarifa më të ulëta, Braçe: 2 koncesionet për 12 vite morën 110 mln euro e s'lanë asgjë
26 Korrik, 11:40
-
Shehaj interpelancë me Meten: U dhanë 1.3 mld euro për Thumanë-Kashar! Ministri: Markimi i karburanteve nga gushti pa tarifë, mbyllet edhe i pullave fiskale
25 Korrik, 13:09