AMF në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore

AMF në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, mori pjesë në takimet vjetore me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore (BB), zhvilluar në formatin online.    

Diskutimet e këtyre takimeve u përqendruan në ecurinë e ekonomisë shqiptare, situatën në tregjet financiare, si edhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë për të ardhmen.  

Në veçanti, tregjet financiare nën mbikëqyrjen e Autoritetit i janë rikthyer normalitetit, referuar treguesve dhe ecurisë së tyre përgjatë vitit 2021. Këto tregje paraqiten të mirëkapitalizuar dhe me nivel të mirë likuiditeti.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së falenderoi drejtuesit e FMN-së dhe BB-së për asistencën dhe mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të Autoritetit.

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore vlerësuan se Shqipëria u rezistoi efekteve të pandemisë dhe tregjet financiare paraqiten të qëndrueshme. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima