AMF: Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-tetor 2014 u ulën

/ATSH/- Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-tetor 2014 u ulën me 0.13% krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit 2013. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,836 milionë lekë, apo 83.12% të totalit të dëmeve të paguara bruto. Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar.

Rritje e dëmeve të paguara regjistrohet edhe në segmentin e sigurimit të jetës, ku kompanitë kanë paguar dëme në vlerë 10.04 për qind më të lartë krahasuar me vitin e kaluar. Dëmet e paguara në sigurimin e jetës llogariten për 10-mujorin e vitit 2014 llogariten 67,539 mijë lekë nga 61,377 mijë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2013. Numri i dëmeve të paguara është rritur me 2,256 dhe arriti shifrën 21,840 nga të cilat 21,252 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 588 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë