AMF/ Sigurimi i pronës, një mundësi për t’u mbrojtur nga të papriturat e natyrës

AMF/ Sigurimi i pronës, një mundësi për t’u mbrojtur nga të papriturat e natyrës

Një ndër mundësitë që ofron tregu i sigurimeve është edhe mbrojtja nga ngjarjet e vështira natyrore, të cilat mund të sjellin pasoja edhe në pronën e qytetarëve apo bizneseve. Sigurimi i pronës është një nga konceptet e reja që ka hyrë në marrëdhëniet financiare të qytetarëve me pronën e tyre. Kjo, në shumicën e rasteve, është e lidhur edhe me detyrimet e kërkuara nga marrëdhëniet me bankat, për kreditë që merren nga qytetarët për blerjen e banesave. 

Duke analizuar të dhënat e shoqërive që veprojnë në tregun e sigurimeve, vihet re se ritmet e rritjes së sigurimit të pronës nga zjarri dhe rreziqe të tjera shtesë, në vitin 2018 ka qenë mbi 9 % krahasuar me vitin 2017. Ky ritëm rritjeje është si për numrin e kontratave të nënshkruara ashtu edhe për volumin e primeve të shkruara bruto. 

Grafiku pasqyron ecurinë e volumit të primeve të shkruara bruto për periudhën 2014-2018.

Edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2019 janë lidhur 10459 kontrata për sigurimin e pronës, të cilat janë kryesisht për apartamente banimi. Treguesit statistikorë për tremujorin e parë të vitit 2019 japin një rritje prej 6.88% të numrit të kontratave të lidhura në periudhën janar – mars 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Specialistët e tregut të sigurimeve vlerësojnë se faktorët që merren parasysh, kur sigurohet një pronë, lidhen me: 

  • Shumën e siguruar (vlera e apartamentit/biznesit);
  • Llojin e pronës, ku ndarja mund të jetë në objekte industriale, hotele dhe restorante, dyqane dhe qendra tregtare, zyra administrative, etj.; 
  • Gjendjen fizike të pronës, viti i ndërtimit, masat e sigurisë, vendndodhja e saj, shqyrtimi i historikut të dëmeve të objektit të siguruar, etj.

Nga analiza e informacioneve të marra nga shoqëritë e sigurimit, vlerësohet se ndër objektet e siguruara, 75% e tyre i takon shtëpive të banimit dhe 25% e godinave të siguruara janë objekte biznesi./ AMF

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja