Teatër i nëntokës me xham? Dimali pasuron historinë tonë, kryebashkiakja rrëfehet ‘N’kohë’

Rrugëtim historik në qytetin Ilir. Në fakte dhe dëshmi reale u realizua këtë të shtunë emisioni “N’kohë” në Report Tv. Qytetin e quajtur Dimal dhe me një histori që na bën krenar të gjithëve, e vizituam së bashku me kryebashkiaken Juliana Memaj.

Teksa ka rezistuar ndër shekuj, qyteti antik do të kthehet në një destinacion të vërtetë turistik.

“Jemi nënpikën më strategjike. Qyteti i vjetër ka qenë ndërtuar mbi këto gurë të mëdhenjtë. Kemi përfunduar studimin për rrjetëzimin e zonës. Detyra jonë është të bëjmë sa më të evidentueshëm këtë pjesë. Një pjesë e rrugës deri në destinacion do të jetë e ndërthurur me dru dhe gjelbërim. Kemi hartuar planin për krijimin e shtigjeve orientuese. Projekti përfshin  hapjen e amfiteatrit në pjesën e nëntokës. Do të krijojmë muze me artifakte që janë gjetur në Dimal, për ta bërë të aksesueshëm nga vizitorët në këtë zonë. Amfiteatrin ta bëjmë të dukshëm nëpërmjet një xhami ku njerëzit ta shohin edhe nga sipër", tha Memaj.

Shëtitorja e 7 harqeve në kalanë e Krotinës është një ndër pjesët më të veçanta që ka rezistuar ndër shekuj, me gurë të punuar që në shekullin e V para erës sonë.

Memaj u ndal te investimet në këtë qytet, ndërsa e pyetur për rikandidmin, shtoi:

“Më e rëndësishme tani, është të bësh më të mirën për banorët e tu dhe pse jo të bësh disa ndryshime që dëshiron vërtet të kesh”.

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)