Ditën e sotme ata janë bekuar me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, i cili është i seksit mashkull. Mesa kemi mësuar çdo gjë ka shkuar mirë, ndërsa si Ami dhe Ermali janë mjaft të emocionuar e të lumtur nga ky gëzim i shumëpritur në jetën e tyre.
Vetëm pak orë pas lindjes kemi marrë vesh edhe emrin e foshnjen, i cili është quajtur nga prindërit e tij Joel.
Këtë e ka pohuar vetë Ermali në Facebook, ku ka shkruar "Te dashur miq. Sot është dita më e bukur e jetës tonë! Erdhi në jetë djali ynë Joeli!
Ami dhe Ermali".
Kjo e hënë me shi, duket se ka qenë dita më e bukur dhe e ngrohtë e vjeshtës për prindërit më të rinj të botës së spektaklit. Ndërkohë që jemi në pritje për të tjera detaje edhe stafi ynë i uron jetë të gjatë vogëlushit të sapoardhur në këtë botë.
(J.Hitoveizi/ shqiptarja.com)