TIRANE- Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Sigurisë kanë miratuar me konsensus projekligjin për amnistinë. Gjithsej janë 350 persona që përfitojnë nga kjo masë. Këtu përfshihen dhe gra të dënuara të moshës mbi 50 vjeç.
Megjithëse pati disa kundërshti mes deputetëve, në fund nisma u miratua me konsensus mes gjithë kampeve politike.
Fillimisht Partia Demokratike, kishte propozuar që pjesë e aministisë të ishin edhe personat e dënuar nga 4 deri në 5 vjet. Por vetë deputetët e opozitës u tërhoqën nga nisma e tyre gjatë seancës.
Deputeti i PS-së Dashamir Peza akuzoi opozitën se “nuk jep mundësi zgjidhjeje por thjesht bllokon”. Edhe deputeti i PS-së Pandeli Majko është shprehur se amnistia nuk mund të jetë vetëm e PS-së por duhet të ketë konsensus.
“Amnistia do të jetë nga Kuvendi. Jo vetem nga një parti.”- është shprehur Majko, informon gazetari ynë Arbër Hitaj.
Pas disa negociatave mes palëve u arrit që përfituesit të jenë personat që kanë një dënim deri në 2 vjet. Por pjesë e kategorisë që do përfitojë falje janë edhe të dënuarit që kanë shlyer 90 % të dënimit . Nga aministia do përfitojnë edhe të dënuarat gra , duke iu ulur dënimi me 1 e gjysmë dhe për të dënuarit meshkuj 1 vit.
Redaksia online
(sg.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com