Irani mbështet kandidaturën e Nouri al-Malikit si kryeministër, por do të pranojë edhe ndonjë personalitet tjetër nëse Parlamenti irakian vendos, deklaroi zëvendësminitri iranian i Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdollahian për stacionin televiziv iranian, Al-Alam.
"Nëse Maliki është prezantuar si kryeministër (...) ne do ta mbështesim me forcë. Nëse një tjetër person do të zgjidhet nga Parlamenti, Republika islamike e Iranit do ta mbështesë gjithashtu. Kjo është një çështje e brendshme irakiane", deklaroi ai.
Pas një seance që dështoi më 1 korrik, Parlamenti irakian do të mblidhet të martën në përpjekje për të zgjedhur presidentin e parlamentit dhe më pas presidentin e Republikës, i cili do të zgjedhë kryeministrin./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)








