Amir Abrashi i jashtëzakonshëm, Grasshoppers e nderon në ndeshjen jubilare

Amir Abrashi i jashtëzakonshëm, Grasshoppers e nderon në ndeshjen jubilare

Amir Abrashi

Mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi ka luajtur ndeshjen numër 250 në ligën elitare të Zvicrës. Klubi i tij, Grasshoppers e nderoi të shtunën me një fanellë që mbante pikërisht numrin 250, në përballjen që për të ishte jubilare.

Përpara ndeshjes të së shtunës mbrëma kundër Servettes, Abrashi u pa i emocionuar për pritjen e bërë.

Kësisoj mesfushori gjakovar është bërë futbollisti i 19-të me më së shumti ndeshje në historinë e gjigantit zviceran. 34-vjeçari u nderua nga klubi për këtë arritje, teksa në stadiumin ‘Letzigrund’ të gjithë u ngritën në këmbë duke thirrur emrin e tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?