Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike nga janari
Vajzë me fytyrë të mbuluar
Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësira publike, i njohur gjerësisht si “ndalimi i burkave”, do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2025-ës, tha qeveria zvicerane të mërkurën.
Ky ndalim, që kaloi me një dallim të vogël votash në një referendum të vitit 2021 dhe që u dënua nga shoqatat myslimane, u inicua nga i njëjti grup që organizoi ndalimin e minareve të reja në vitin 2009.
Këshilli Federal qeverisës tha në një deklaratë se ka vendosur datën e fillimit të ndalimit dhe se kushdo që do ta shkelë atë pa të drejtë do të përballet me një gjobë deri në 1.000 franga zvicerane.
Ndalimi nuk vlen për avionë ose për ambiente diplomatike dhe konsullore, ndërsa fytyrat mund të mbulohen edhe në vendet e adhurimit dhe vende të tjera të shenjta, tha qeveria.
Mbulimi i fytyrës do të mbetet i lejuar për arsye të shëndetit dhe sigurisë, për zakone vendase ose për kushte moti, tha ajo. Gjithashtu, do të lejohet për arsye artistike dhe argëtimi, si dhe për reklamim, shtoi ajo.
Nëse këto mbulime janë të nevojshme për mbrojtje personale në ushtrimin e lirisë së shprehjes dhe të bashkimit, ato duhet të lejohen nëse autoriteti përgjegjës e ka miratuar tashmë dhe nuk dëmtohet rendi publik, thuhet në deklaratë./REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.6%
Vota total: 878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Europiani U-21 në Shqipëri dhe Serbi, mësohen grupet kualifikuese! Kosova gjen Spanjën
6 Shkurt, 09:32
-
Zvicra furnizon Serbinë me pajisje për përgjim, pavarësisht shqetësimeve për keqpërdorim të tyre
3 Shkurt, 10:48
-
Fondet e Zvicrës për Shqipërinë, ambasada për Report Tv: Disa fusha bashkëpunimi do reduktohen gradualisht deri në 2028
31 Janar, 21:10
-
Zvicra shton numrin e refuzimeve të azilkërkuesve
25 Janar, 08:18
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
'Një fundjavë 5 mijë paund', eskorta rrëfen çfarë ndodh pas dyerve të Forumit në Davos
23 Janar, 12:33
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador në Zvicër
21 Janar, 10:48