Politikania trazon Zvicrën me foton polemizuese, organizatat ekstremiste e kryqëzojnë: Dëbojeni këtë grua shqiptare! Ameti reagon: Ishte budallallëk, kërkoj falje! (Detajet)

Politikania trazon Zvicrën me foton polemizuese, organizatat ekstremiste e kryqëzojnë: Dëbojeni këtë grua shqiptare! Ameti reagon: Ishte budallallëk, kërkoj falje! (Detajet)

Sanije Ahmeti

Zyrih- Postimi i hequr më pas nga rrjeti social, i shefes së Zyrës së Marrëdhënieve të Publikut në një institucion dhe anëtare e partisë GLP në Zvicër, Sanije Ameti, ka shkaktuar një furtunë në vend, ku janë përfshirë edhe politikanë të ekstremit deri në Gjermani dhe Austri.

Madje organizata e ekstremit të djathtë “Junge Tat” bëri thirrje: “Dëbojeni këtë grua shqiptare!” (edhe pse është boshnjake me origjinë).

Ngjarja ka ndodhur më 7 Shtator, kur nisën raportimet e para sipas gazetës “Le Canton27.ch”, e cila publikon shqip në Zvicër. Një fotografi e Sanijes duke qëlluar me pistoletë plumba dhe vrimat e tyre në portretin e Marijes dhe Jezuit fëmijë.

Kaq ka mjaftuar që politika zvicerane dhe jo vetëm të “ziejë”. Edhe pse Ameti është boshnjake me origjinë dhe ka një lidhje të largët me Kosovën, mediat dhe politika ekstreme në Zvicër e kryqëzoi shpejt, duke e krahasuar me terroristët islamikë dhe një “shqiptare që duhet dëbuar”.

Gazeta zvicerane “Blick” donte të dinte nga Ameti pse ajo përdori Marinë dhe Jezusin si objektivat e saj, duke lënduar potencialisht ndjenjat fetare të të krishterëve, por edhe të myslimanëve, pasi “në fund të fundit, Maria dhe Jezusi janë gjithashtu të nderuar në Kuran”, shkruan gazeta “Le Canton27.ch”, duke ju referuar medias zvicerane.

Postimi i 32-vjeçares në Instagram, ku theksohet se ajo ishte e apasionuar pas sportit të qitjes, sepse e ndihmonte të hiqte dhe stresin, i kushtoi jo pak. Vendin e punës dhe një lumë me kritika. Ameti kërkoi falje më pas, pork jo nuk mjaftoi. 

Artikulli i gazetës "Blick"

Pasi është vënë në dijeni për këtë fakt, Ameti ka kërkuar falje dhe e ka fshirë menjëherë postimin. Arsyetimi i saj në Instagram ishte:

“Si shabllon për gjuajtjen e 10 metrave, më duheshin motive që dukeshin mjaftueshëm. Kisha në dorë vetëm katalogun Koller, i cili ishte mjaft i madh. Nuk i kushtova rëndësi përmbajtjes së fotove. Kjo nuk ishte e drejtë. Më vjen shumë keq nëse lëndova dikë me këtë!”

Ameti është edhe më i qartë për Blick:

“Ishte absolutisht budallallëk nga ana ime. Nuk mendova asgjë për këtë. Më vjen jashtëzakonisht keq. Kërkoj falje nga njerëzit që u lënduan nga kjo”, tha ajo.

Për revistat gjermanishtfolëse, ajo nuk heziton të pozojë teksa pi duhan apo luan golf në banesën e saj. Gazetarët e përshkruajnë atë si një “fëmijë të tmerrshëm të politikës”, ose një “luftëtare lirie”.  Teksa jeton në Zyrih, ajo shprehet:

“Jam introverte në jetë, por transformohem kur hyj në arenën politike”, teksa e shoqëron me buzëqeshje.

Tashmë, dy javë më pas, Sanija raportohet se ka humbur vendin e punës dhe karrierën politike, në një zyrë të njohur për marrëdhënie publike, teksa dha dorëheqje nga kryesia e partisë GLP për kantonin e Zyrihut, ndërsa kryesia e partisë nisi një procedurë për përjashtimin e saj nga partia.

Sanije Ameti

Por Organizata Rinore e partisë populiste SVP, raportohet se e krahasoi Ametin me terroristët islamikë dhe dorëzoi padi kundër saj. Organizata e ekstremit të djathtë “Junge Tat” bëri thirrje:

“Dëbojeni këtë grua shqiptare!”.

Por Ameti, pavarësisht emrit shqiptar, origjinën e ka nga Bosnja. Por fraksioneve të ekstremit politik të djathtë nu u ka mjaftuar.

Në fushatën kundër Ametit u përfshinë edhe ekstremistë të djathtë nga Gjermania e Austria. Kanali televiziv propagandistik rus RT e quajti Ametin “anëtare myslimane të liberalëve të gjelbër”.

Në këtë fushatë u përfshinë edhe Manastiri i Deçanit (me një postim në platformën X), mediumet serbe (edhe ato në veri të Kosovës), si dhe një propagandist francez në shërbim të Qeverisë serbe.

Ameti në fakt ka një lidhje me Kosovën. I ati i saj, mysliman nga rrethina e Prizrenit, ka jetuar në Bosnjë dhe me shpërthimin e luftës atje, ka mërguar në Zvicër bashkë me familjen e tij.

Ameti është përkrahëse e shtetit të Kosovës, teksa zgjedhjet e fundit parlamentare në Zvicër ajo e nisi fushatën elektorale në aeroportin e Prishtinës, gjë që zgjoi vëmendjen e opinionit publik në Zvicër, ku gjithashtu jetojnë shumë shqiptarë nga Kosova.

Fotoja në Instagram që shkaktoi polemika

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/09/2024 03:55

    Pas karikaturave me Muhametin ,le t'a quajme kete rast si barazim,/Even Steven/,por shekujt kur popujt ziheshin e vriteshin mes tyre, se cili ka zotin me te vertete, me te mire,me te fuqishem,me tabu,perenduan me agimin e shkences.

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/09/2024 12:23

    Deboheni kete talebane mosmirnjohese Keta koqeveret dhe boshbjaket jan idjoter islamik Vendet kristjanu i mbajn i shkollojn por kete prap jane mosmirnjohesa Prandaj keta duhen debuar dhe te gjitha xhamit tua mbyllin Po te duan te vene ne vendet islamike

    Përgjigju
  • Denis: 20/09/2024 12:17

    Keta islamiket ne evrope kane rreshkit se ska mundesi tjeter. Ta debojne te behet mesim per te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë