Amir Abrashi vrapoi më shumë nga
kuqezinjtë, Napoli rinovim Hysajt
Drejtuesit e Napolit janë gati të blindojnë yjet e tyre. Presidenti i klubit napoletan, Aurelio De Laurentiis po punon intensivisht për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit të djathtë, Elseid Hysaj.
Drejtuesit e Napolit janë gati të blindojnë yjet e tyre. Presidenti i klubit napoletan, Aurelio De Laurentiis po punon intensivisht për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit të djathtë, Elseid Hysaj.
Ky i fundit konkretisht ka nënshkruar një kontratë me Napolin që skadon në qershor të vitit 2020. Hysaj dhe Insigne konsiderohen si dy objektivat e drejtuesve napoletanë, për të qëndruar gjatë te Napoli.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Napolit kanë përgatitur tashmë kontratën e re për mbrojtësin e Kombëtares Kuqezi, Elseid Hysaj. Një kontratë me afat skadence 2021. Referuar asaj që raportohet nga mediat italiane, më shumë se zgjatja me një vit e kontratës, synohet rishikimi i kushteve dhe termave financiare. Joshja e Hysajt financiarisht nga Napoli do të minimizojë dëshirën e lojtarit për tu larguar nga klubi.
Ndërkohë që kombëtarja jonë është kthyer në Shqipëri, UEFA në bazë të disa statistikave ka zgjedhur më të mirin në kombëtaren tonë. Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga UEFA, lojtari më i mirë për Shqipërinë në tre ndeshje është përzgjedhur Amir Abrashi.
Kjo zgjedhje e tij ka ardhur për shkak të kilometrave që ai ka vrapuar në fushë. Abrashi ka vrapuar rreth 35.112 metra, ndërkohë që vendi i parë shkon për futbollistin çek Vladimir Darida 37.394 metra.
Gjithashtu një futbollist tjetër që renditet në këtë listë është edhe Granit Xhaka, shqiptari që aktualisht luan me kombëtaren e Zvicrës. Për sa i përket përqindjes së mbajtjes së topit në fushë kombëtarja jonë zë vendin e tretë nga fundi (42%) dhe lë pas Irlandën e Veriut (34%) dhe Islandën (35%).
Gjithashtu ekipet që kanë kontrolluar lojën janë: Gjermania (66%), Spanja (61%), Portugalia (61), Zvicra dhe Anglia me nga 58%. Po kështu Kombëtarja renditet në vendin e tretë për faullet e pësuara pas Polonisë dhe Turqisë, me 43 të tillë bashke me Italinë dhe Portugalinë.
Redaksia Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22