TIRANE- Amir Rrahmani, një nga futbollistët që ka spikatur këtë edicion me ekipin e Partizanit gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se ekipi i kuq ka rezultuar zgjedhja e duhur në karrierën e tij.
“Partizani ka rezultuar zgjedhja ime ideale. Eshte nje klub nga i cili kanë dalë shumë lojtarë me emër dhe synoj që dhe unë të bëhem një prej tyre. Kastrioti mbetet nje kundershtar për tu vlerësuar,por objektivi ynë për këtë sfidë është vetëm fitorja” deklaroi ai në prag të ndeshjes së radhës me Krujën. Partizani fazën e parë pothuajse e ka kaluar me sukses, pasi ka realizuar paraqitje të mira. Faza e dytë e Kategorisë Superiore e gjen Partizanin në vendin e 4 në kuotën e 17 pikëve.
Ëndrra e Rrahmanit, që ka lindur në Prishtinë dhe i formuar si futbollist me skuadrën e Drenciës në kampionatin kosovar është të arrijë majat me 15 herë kampionët e Shqipërisë, Partizanin, ndërsa në të ardhmen të mund të transferohet në Europë. Por, për momentin, Rrahmani është i përqendruar vetëm te të kuqtë, që sipas tij, synojnë një nga tre vendet e para në kampionat.
Shkrimi u publikua sot (21.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com