LONDER- Amnesty International dënon atë që e quan përdorim të tepruar të dhunës nga Policia e Kosovës, në protestën që është mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër takimit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Ivica Daçiç.
Organizata u bën thirrje autoriteteve në Kosovë, për të kryer hetime të plota, të shpejta, efektive dhe të paanshme në lidhje me këtë ngjarje.
Kjo nuk është hera e parë që Amnesty International reagon kundër dhunës së përdorur ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes.
Amnesty International është e shqetësuar veçanërisht në lidhje me gjendjen e një shtetaseje gjermane, e cila u lëndua në demonstratw dhe mbetet në gjendje kome në spitalin e Prishtinës.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com