Amnisti Fiskale, Min. e Financave
s'është gati të realizojnë një draft
Ministria e Financave nuk është e gatshme që të realizojë një draft për amnisti fiskale, që të kalojë në qeveri e më pas në parlament. Zyrtarët të saj hedhin praktikisht poshtë premtimin e Berishës në Kukës.
TIRANE - Zyrtarë të ministrisë së Financave kanë deklaruar dje se është praktikisht e pamundur të realizohet, në kohën që i ka mbetur Kuvendit në dispozicion, në fund të legjislaturës së tij, një amnisti fiskale, që mund të kryhet vetëm me miratim parlamentar, në formën e një ligji.
Afati i mundshëm kohor për të realizuar një ligj të tillë do të ishte dita e hënë, më datë 27 maj, pas të cilit Kuvendi duhet të pushojë normalisht së funksionuari. Për një gjë të tillë, do të duhej më parë të merrej një vendim përkatës i Këshillit të Ministrave, që të miratonte projektligjin, ky i fundit të kalonte në komisionet parlamentare, por gjithshka bëhet e pamundur nga fakti se nuk ka asnjë draft të gatshëm nga Financat.
Deri më tani, vetëm Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka paraqitur një draft për rishikimin e ligjit “Për legalizimin e kapitaleve dhe faljen e një pjese të detyrimeve”, kopje e të cilës u ka shkuar për shqyrtim në rrugë zyrtare Ministrisë së Financave dhe forcave kryesore politike. Por, kjo ka qenë një nismë e paraqitur të paktën dy javë më parë dhe asaj nuk iu vu veshi nga qeveria në kohën e duhur.
Në ndryshim nga varianti i fundit i faljes fiskale, që u falte gjobat bizneseve, drafti i paraqitur nga këto të fundit parashtron nevojën e vendosjes së garancive në mënyrë që biznesi të mos bjerë pre e ndëshkimeve të tatimeve dhe doganave pas procesit të vetdeklarimit. Por, edhe një varjant i tillë nuk është diskutuar asnjëherë me të gjitha grupet e interesit, që janë shumë më tej se sa vetëm Dhoma e Tregtisë Tiranë.
Amnistia e mëparshme arriti të falë shumë pak borxhe dhe qeveria u detyrua ta shtyjë deri në mars 2012, vetëm për rivlerësimin e pronave për individët dhe e rishikoi sërish kohën e zbatimit deri në gusht të atij viti. Kjo u shty sërisht tani deri në fund të gushtit 2013. Amnistia ishte, në fakt, larg kërkesave të biznesit dhe nuk solli realisht zhbllokim të kapitaleve kryesore të fshehura ndër vite, por vetëm rregulloi disa bilance të këqia.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptasrja.com (print) 25.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.8%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 293
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21