Në kuadët të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim masiv me socialistë të Qarkut Dibër

Në hyrje të fjalës së tij, Rama nuk hezitoi të kujtojë batutat e tij me dibranët dhe jo vetëm, të bëra gjatë fushatës për zgjedhjet parlamanetar të 11 majit 2025.

"Unë nuk e kisha pritur që faktikisht të gjithë çyrykët do të provokoheshin dhe do të hidheshin përpjetë dhe do të thonin nuk jemi çyrykë, po burra, dhe të gjithë burrat shkuan pas grave dhe do ta nxirrnin nga kutitë e votimit fitoren më të madhe ndonjëherë për PS. Ai ka qenë edhe një moment tjetër i daljes në pah të mençurisë së kësaj zone, që për një sërë arsyesh ndihem shumë i lirë dhe më vjen mirë që kjo lidhje materializohet dhe me dëshminë e ardhjes",- tha Rama.

Kryesocialisti theksoi se që nga themelimi i saj, Partia Socialiste ka ecur në arenën politike duke patur prioritet interesin kombëtar.

"Ne kemi parë dhe kemi dëgjuar shumë, por dhe kemi bërë shumë, dhe duke u kthyer tek çfarë tha Ulsiu në fjalën e tij përmbyllëse, unë dua ta rinënvizoj sepse historia e PS nuk nis me momentin kur hyra në parti unë me Ulsiun. Por nis në momentin kur idealët dhe progresistët bënë një zgjedhje shumë të qartë dhe u shkëputën në mënyrë shumë të arsyeshme nga e shkuara, duke i dhënë jetë një partie e cila në këto 35 vite ka shënuar disa gjëra të rëndësishme në librin e jetës politike shqiptare. Në radhë të parë, PS ka provuar më shumë se sa një herë që është e vetmja forcë politike e cila ka një marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar. Shembulli më kulmor i këtij fakti është i lidhur me atë periudhë kur PS dhe lideri i saj historik, Fatos Nano, bombardoheshin nga të katër anët si të lidhur me Beogradin. Ata i bombardonin, ishin ata që ditën flisnin për Kosovën dhe natën thyen embargon që bota demokratike i kishte vënë Slobodan Millosheviçit. Ishte pikërisht PS dhe qeveritë e PS",- tha Rama.

lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
‘Shqiptarët i zhveshën nga pasuria dhe i nxorën në rrugë si skllevër’, Rama nga Dibra: Siç bëmë rrugën e Arbrit, do ta çojmë Shqipërinë në BE

1780073671_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama nga Dibra, bëri një paralelizëm mes skemave piramidale të viteve ’90 dhe rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Duke i quajtur piramidat e Sudes, Rama tha se shqiptarët u zhveshën nga pasuria dhe i nxorën në rrugë si skllevër.

Ai shtoi se vendi ka treguar se mund të realizojë objektiva që dikur dukeshin të pamundura. Si shembull solli Rrugën e Arbrit, ndërsa u shpreh i bindur se Shqipëria do të arrijë edhe anëtarësimin në BE.

“Historia jonë, historia e PS është njësh me  e vendit. Kur PS masakrohet, i burgoset udhëheqësi i saj, i shkelen të drejtat, i grabiten votat, Shqipëria shkonte poshtë dhe shqiptarët e paguajnë më keq se komisionerët e PS sepse atyre iu morën votat, ndërsa gjithë shqiptarët i zhveshën nga pasuria dhe i nxorën në rrugë si skllevër, që u ranë mbi kokë piramidat e Sudes dhe gjithë atyre mashtruesve. Nëse shohim sot, meqë këtu simboli është rruga e Arbrit, sa herë që rruga e Arbrit u premtua, po aq herë nuk u bë. Ne thamë që do ta bëjmë dhe ne e bëmë siç e thamë. Kjo përsëri lidhet me rrugën e Shqipërisë. Sepse po aq e vështirë sa dukej rruga e Arbrit, po aq e vështirë dhe e pamundur duket rruga për në BE. Siç e bëmë njërën, do bëjmë dhe tjetrën. Siç nuk u tërhoqëm kur edhe gjeologjia na doli kundër dhe na bllokoi për një kohë të gjatë tek tuneli i murrizit, ashtu ne kemi bërë deri tani dhe do ta bëjmë deri në fund rrugën e anëtarësimit në BE. Edhe ai tunel do hapet përfundimisht për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe Shqipëria do jetë e lidhur me BE siç është sot Dibra me Tiranën”, vijoi Rama.

Ora 18:37
Rama: Fatos Nano u burgos politikisht, kur PS erdhi në pushtet nuk kërkoi revansh, por drejtësi (VIDEO)

Në takimin me socialistët në Dibër, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek burgosja politike e Fatos Nanos. Rama tha se PS kur erdhi në pushtet, nuk kërkoi revansh, por nisi një rrugë të vështirë për një shtet të së drejtës, ku burgosjet politike mos të përsëriteshin më kurrë.

“PS nuk kërkoi revansh, por shtet të së drejtës. PS doli nga një opozitë ku kthimi i saj në krye të vendit u bë në të njëjtat ditë me daljen e liderit të saj nga burgu. Ku u mbajt padrejtësisht dhe ku u fut politikisht, por në asnjë moment nuk la të kuptohej ai vetë dhe i gjithë lidershipi ndonjë qëllim për tu hakmarrë, duke fut në burg të burgosurin e vet. Por përkundrazi nisi një rrugë më të vështirën, për të krijuar kushtet që burgosjet politike të mos përsëriteshin më kurrë në Shqipëri. Nëse do kishte drejtësi, drejtësinë ta bënte drejtësia dhe jo politika. Kjo është një rrugë që bashkon aspiratat e shqiptarëve që janë të lidhura me Europën. Kjo e bën PS të vetmen forcë europianizuese të këtij vendi”, tha Rama.

Ora 18:34
'S'ka për t'u bërë kurrë', Rama u tregon dibranëve prapaskenat e ndërtimit të Rrugës së Arbrit: Gjetëm marrëveshje skandaloze, por Berisha thoshte ta mbajmë për vota (VIDEO)

Gjatë një takimi me socialistë të Qarkut Dibër në sajë të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama u rrëfeu dibranëve prapaskenat e procesit të ndërtimit të Rrugës së Arbrit ndërkohë që në pushtet ishte Sali Berisha. 

"Kemi gjetur një marrëveshje në parim nga qeveria e mëparshme për Rrugën e Arbrit me një shtet tjetër, marrëveshje skandaloze për nga shtrenjtësia e veprës dhe nga interesat që duhet të paguanin shqiptarët, dhe plus rruga me pagesë. Kur e kam pyetur njërin që ishte në dijeni për firmosjen e marrëveshjes: “Si e firmosët? Ajo është një tmerr”, që ne u përpoqëm ta negocionim, derisa unë mora vendimin që do ta prishim marrëveshjen dhe do ta ndërtojmë vetë. Më tha: “Ja kemi thënë të tëra atij, por ai thoshte firmoseni se s’ka për t’u bërë kurrë, por për sa kohë kemi marrëveshjen, ua marrim votat prapë dibranëve".

Ne nuk e kemi bërë Rrugën e Arbrit për t’u marrë votat dibranëve. Ne e bëmë sepse mungesa e asaj rruge ishte boshllëku më i madh mes një shteti dhe një pjese të popullsisë së vet. Ne nuk mund ta linim të ndarë nga pjesa tjetër e popullit, aq më tepër një trevë si kjo që i ka dhënë kaq shumë jo vetëm historisë, por gjithë rrugës së vështirë të ngritjes dhe transformimit të Shqipërisë",- tha Rama.

Ora 18:19
Rama-socialistëve: Çfarë nuk ka thënë PD-ja për robt e shtëpisë time, unë nuk ua ktheva me të njëjtën gjuhë (VIDEO)

Në një takim me socialistë të Dibrës, kryesocialisti dhe kryeminisri Edi Rama theksoi betejat e ashpra që ka pasur me Partinë Demokratike ndër vite, nga e cila nuk ka munguar dhuna sa herë që ajo forcë politike ka qenë në pushtet. Ai tha se PS ka punuar për të çrrënjosur frymën dhe retorikën e urrejtjes partiake dhe politike, në të kundërt të asaj që ka kultivuar PD ndër vite.

"Gjithmonë ajo ka qenë e detyruar të përballet me forcën e shkatërrimit, forcën që kur ka pasur në dorë të shkatërrojë Shqipërinë e ka shkatërruar Shqipërinë, forcën që edhe kur i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve, prap do të shkatërrojë fasadën e Kryeministrisë apo pantallonat e Tiranës. PS e ka katalizuar fryma e tolerancës dhe e njerëzillëkut, ata që PS ka pasur përballë kanë qenë gjithmonë mishërimi i përçmimit dhe i urrejtjes, në dekret edhe në komunistë, në njerëz të demokracisë dhe në njerëz të diktaturës, një dasi, një përçarje, një poshtërim që u shtri deri në fshatin më të largët, ku ishte komshiu për konshiun me partinë, ndërkohë që të dy nuk kishin as gjëja elementare. Nëse dikush do të hapë të gjitha ato që kanë mbetur të shkruara e të regjistruara nga ballafaqimet politike, do të konstatojë diçka ndër të tjera, nga njëri në një ballafaqim i kuruar nga shpirti katran i sherrit me libër shtëpie, me radhë",- tha Rama.

Kryesocialisti u kujtoi dibranëve sulmet brutale dhe fyerjet e panumërta ndaj tij nga demokratët dhe liderët e tyre.

"PS e ka të shkruar në ADN e vet edhe raportin kristal me interesin kombëtar dhe marrëdhënien e drejtë me të shkuarën, por edhe marrëdhënien qytetare europiane me shoqërinë dhe me botën. Kërkoni dhe shikoni se çfarë i kanë thënë Fatos Nanos, me libër shtëpie, nuk i kanë lënë njeri rreth e rrotull familjes tij pa ia bërë katran. Zor se do të shikoni që Fatos Nano të ketë lënë pas përgjigje të të njëjtit nivel dhe merrni dhe historinë time, një histori ku më falni që po e kujtoj, por është histori ku ka pasur edhe gjak, po e kam kokën e madhe dhe shikoni edhe çfarë nuk është thënë dhe sesa shumë është thënë për të gjithë robtë e shtëpisë time. Nuk keni për të gjetur dot që unë t’i jem kthyer me robtë e shtëpisë vet atyre. Jo sepse ne jemi më të butë, jo sepse ne nuk dimë, por sepse ne jemi qytetarët e Europës në radhë të parë në shpirt, pastaj jemi europianë në mendje",- tha Rama.

 

Ora 18:16
‘PS mbijetoi në errësirë’, Rama kujton djegien e Gazetës ‘Koha Jonë’ me urdhër të Berishës: E bënë shkrumb e hi, gazetarët i morën zvarrë në polici

1780071031_edirama.jpg

Nga Dibra, kryeministri Edi Rama kujtoi masakrën zgjedhor të 1996-ës dhe dhunën e ushtruar nga pushteti i Sali Berishës, kundrejt opozitës socialiste. Rama tha se PS mbijetoi në një errësirë, duke kujtuar edhe djegien e gazetës Koha Jonë më 3 mars 1997. Ndonëse Berishën nuk e përmendi me emër, Rama tha se ata që sot sillen sikur kanë sjellë demokracinë, jo vetëm që  redaksinë e gazetës e bënë shkrumb e hi, por dhunuan edhe gazetarët që i çuan në polici zvarrë.

“U përballën me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën, nuk imagjinohet sot por PS në opozitë mbijetoi në një errësirë ku kishte vetëm një ekran televizori dhe në atë ekran, ishte vetëm RTSH, ku PS mund të shfaqej përmes përfaqësuesve të vet për shumë pak sekonda dhe në ato pak sekonda fytyra mbulohej nga komenti denigrues i RTSH. Ndërkohë që e gjithë fryma opozitare, kishte vetëm një pasqyrë, vetëm Koha Jonë, që ata që krenohen si sjellësit e lirisë dhe demokracisë, e bën shkrumb e hi duke e djegur dhe duke i marrë zvarrë të gjithë gazetarët që ishin aty brenda e duke i çuar në polici. PS nuk është shfaqur asnjëherë e tillë në shoqëri dhe ndaj kundërshtarëve të vet. Shumë shpesh, PS është kritikuar nga vetë socialistët. Lidershipi i PS është kritikuar nga vetë militantët e PS pse është i butë dhe tolerant në momente që kanë qenë momente kthesash të mëdha dhe poshtërimesh të mëdha. Socialistët dhe ata që u poshtëruan dhe u shkelën me këmbë për vite me radhë, panë se si shkelësit me këmbë vazhduan pa hy gjë në këmbë. Në këtë dobësi qëndron forca e madhe e PS, te raportet me shoqërinë dhe demokracinë”, tha Rama.