Amnistia, 5 kategoritë
që do të përfi tojnë

Amnistia, 5 kategoritë<br />që do të përfi tojnë
TIRANE- Nga amnistia e propozuar prej ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani pritet të përfitojnë 5 kategori të të dënuarve. Burimet kanë bërë të ditur se tashmë ekspertët e ministrive kanë nisur diskutimin e projektit të propozuar prej Ministrit të Drejtësisë. Megjithatë ende nuk është bërë e ditur nëse drafti do të mund të miratohet brenda muajit dhjetor, kjo për shkak se Kuvendi pritet të mbyllë punimet në datën 17 dhjetor.

Pas kësaj seanca deputetët do të nisin pushimet e fundit të vitit për të rinisur punën në fillim të janarit. Megjithatë në propozimin e ministrit vihet re se falja do të prekë femrat e dënuar me burgim mbi 50 vjeç si dhe meshkujt mbi 60 vjeç. Po ashtu dhe për të rinjtë të cilët në momentin e krimit kanë qenë 18 vjeç do të përfshihen në skemën e propozuar. Por amnistia do të prekë vetëm veprat që nuk cilësohen të rënda.

Kush përfshihet
Thuajse të gjithë të dënuarit me burgim të cilët me krimin e tyre nuk kanë sjellë pasoja të rënda për jetën e njeriut, apo dhe për shoqërinë do të përfshihen në amnisti. Për ta mësohet se do të ketë të paktën një vit ulje të dënimit. Ndërsa për të dënuarit me burgim për vepra të lehta, pa pasoja për jetën e njeriut apo dhe për shoqërinë dhe që u kanë mbetur vetëm dy vite nga përfundimi i dënimit do të lënë qelitë e ftohta. Po ashtu do të lënë qelitë e burgut dhe të dënuarit deri dy vite burgim, apo dhe që si masë dënimi për shkeljen e bërë janë dënuar me gjobë apo dhe me dënim alternativ ku përfshihet shërbimi social apo format e tjera të lehtësuara.

Një tjetër kategori që do të ketë lehtësi nga amnistia do të jenë femrat të cilat në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit kanë mbushur 50 vjeç dhe më shumë. Sa për meshkujt, do të lënë qelitë e burgut ata që janë më shumë se 60 vjeç.

Por në të dy rastet do të përjashtohen nga amnistia të dënuarit për vepra të rënda, ku përfshihen vrasjet, dhuna e përsëritur dhe vepra të tjera që kanë sjellë dëme të rënda për shoqërinë. Përsa i përket të burgosurve që në momentin e kryerjes së krimit kanë qenë 18 vjeç, do të kenë lehtësira më të mëdha, duke lënë qelitë e burgut pas miratimit të amnistisë. Në këtë rast nuk do të amnistohen të dënuarit për vrasje me dashje, apo marrëdhëniet seksuale me dhunë si dhe abuzimi me të miturit.

Vendimi
Propozimi për amnistinë ka ardhur si pasojë e mbipopullimit të burgjeve në Shqipëri por dhe kostos së lartë që duhet të paguajë shteti për ta. Në vitin 2014 numëroheshin 5.453 të burgosur në Shqipëri. Numri më i lartë i të burgosurve shënohet për veprat Vjedhje, Vrasje dhe për Krimet e drogës. Ministri Manjani ka deklaruar pak ditë më parë se një i burgosur i kushton shtetit shqiptar 800 euro në një muaj. Ndaj dhe duket se si zgjidhje është parë amnistia e të dënuarve për vepra të rënda.

Burimet kanë bërë të ditur se pritet që nga kjo lehtësi të përfitojnë rreth 1 mijë të dënuar për vepra të ndryshme. Ndërsa projekti i Manjanit do të duhet të votohet me parë në Këshillin e Ministrave si dhe më pas në parlament.
 
Përfshihen në Amnisti
Personat të cilët deri në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit janë dënuar me burgim deri në dy vite apo dhe personat e dënuar me kusht, me gjobës dhe të dënuarit prej gjykatës me një nga format alternativave të shlyerjes se dënimit me burgim. Përjashtohen nga amnistia të dënuarit për vepra të rënda penale

Të dënuarve që u kanë mbetur deri në dy vite nga shlyerja e dënimit me. Përjashtohen të dënuarit për veprat e rënda penale
Femrat e dënuara me burgim të cilat ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç. Përjashtohen të dënuarat për vepra të rënda

Meshkujt mbi 60 vjeç që janë dënuar me burgim. Përjashtohen të dënuarit për vepra të rënda penale

Personat e dënuar me burgim të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim me veprat e rënda penale


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit