Ish kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka folur rreth kritikave të tij të shumta ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

Risi në deklaratën e tij ishte goditja për amnistinë fiskale ku tha se është duke duke i rënë qytetarëve dhe biznesmenëve të ndershëm. Sipas Berishës

Ish kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar projektligjin e ri për amnistinë fiskale e cila sipas tij p legalizon paratë e krimit.

Me anë të këtij procesi sipas Berishës, Rama dhe qeveria e tij po e përdor për të ndihmuar at aqë merren me aktivitete kriminale.

'Paralajmëroj qeverinë se amnistia fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, për reputacionin e vendit dhe për rendin dhe sigurinë. Nëse siç shihet ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptarë të ndershëm i cili me punën e ndershme shtesë, qoftë edhe të paregjistruar, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime. Ka pra vetëm një synim që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.

Me këtë proces, nuk ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taks veç asaj që kanë shpallur për shumat që do të legalizohen. Mbi të gjitha kjo është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe nuk e meritojnë kurrë. Njerëzve të ndershëm ua u rrit taksat  23% këtyre që merren me aktivitete kriminale u thotë e keni 7 %.'- tha Berisha.

Berisha u ndal edhe në deklaratën e ambasadores se SHBA-ve, Yuri Kim referuar një deklarate të sajpak kohë më parë.

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur një deklarate të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila para disa kohësh ka thënë se do të ishte tragjedi për vendin nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu.

I pyetur për këtë, Berisha i ka dhënë një mesazh ambasadores duke i treguar sesi të psikologjisë i vendit, që mesa duket Kim nuk e ka bërë sipas tij. Nuk ka ditur të lërë shqiptarët të marrë vendimet vetë.

Kujtojmë se Kim 1 vit më parë tha se do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Berisha sërish mesazh ambasadores Kim: Shqiptarët kanë qejf t’i marrin vetë vendimet

 

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur një deklarate të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila para disa kohësh ka thënë se do të ishte tragjedi për vendin nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu.

I pyetur për këtë, Berisha i ka dhënë një mesazh ambasadores duke i treguar sesi të psikologjisë i vendit, që mesa duket Kim nuk e ka bërë sipas tij. Nuk ka ditur të lërë shqiptarët të marrë vendimet vetë.

'Ajo që mund të them unë, deklaratat të cilat synuan të kundërshtojnë mbështetjen ndaj Sali Berishës nuk janë përfillur nga qytetarët. Ambasadori i parë i SHBA-ve ka qenë një burrë shumë i shquar, ai shkruan: Shqiptarët janë miqtë tanë na duan shumë, por kanë një gjë, kanë dëshirë që vendimet ti marrin vetë. Dhe unë mendoj se ai ka qenë një njohës i shkëlqyer i psikologjisë shqiptare.'- tha Berisha ndër të tjera.  

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” deklaroi ambasadorja 1 vit më parë.