Berisha sërish mesazh ambasadores Kim: Shqiptarët kanë qejf t’i marrin vetë vendimet

 

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur një deklarate të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila para disa kohësh ka thënë se do të ishte tragjedi për vendin nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu.

I pyetur për këtë, Berisha i ka dhënë një mesazh ambasadores duke i treguar sesi të psikologjisë i vendit, që mesa duket Kim nuk e ka bërë sipas tij. Nuk ka ditur të lërë shqiptarët të marrë vendimet vetë.

'Ajo që mund të them unë, deklaratat të cilat synuan të kundërshtojnë mbështetjen ndaj Sali Berishës nuk janë përfillur nga qytetarët. Ambasadori i parë i SHBA-ve ka qenë një burrë shumë i shquar, ai shkruan: Shqiptarët janë miqtë tanë na duan shumë, por kanë një gjë, kanë dëshirë që vendimet ti marrin vetë. Dhe unë mendoj se ai ka qenë një njohës i shkëlqyer i psikologjisë shqiptare.'- tha Berisha ndër të tjera.  

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” deklaroi ambasadorja 1 vit më parë.


Lajmi kryesor:

Amnistia fiskale, Berisha: S'ka mundësi të kursesh 2 mln euro, nëse nuk je kriminel! Mesazh për Yuri Kim: I marrim vendimet vetë


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë

Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë