Vendimmarrja politike për amnistinë fiskale, pa marrë miratimin paraprak nga vendet e BE-së dhe aleatët strategjikë, do të ketë pasoja të rënde për interesin publik. Kështu thotë në një njoftim për mediat Konfindustria, teksa nënvizon se së pari rrezikohet procesi i integrimit në BE të Shqipërisë.
Së dyti thekson Konfidnustria, zbatimi teknik i faljes fiskale pa marrë miratimin e partnerëve strategjikë rrezikon dështimin e plotë të paralajmëruar të procesit.
Sakaq, Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike, që si pjesë shumë e rëndësishme e zbatimit në interes publik të nismës për “faljen fiskale”, të përgatisë strategjinë e përdorimit të kapitaleve potenciale hyrëse në sistem.
‘Konfindustria vlerëson, se nisma ligjore e faljes fiskale e rihedhur për debat së fundmi si kusht themeltar për të pasur sukses duhet të ketë marrjen e miratimit paraprak nga vendet e BE dhe aleatët strategjikë euroatlantikë. Në kushtet e mungesës së marrjes së miratimit të mësipërm çdo përpjekje e vendimarrjes politike për ti vënë partnerët strategjikë të Shqipërisë para “ faktit të kryer” do të jetë me pasoja të rënda për interesin publik.
Së pari, rrezikohet seriozisht procesi i integrimit në BE të Shqipërisë. Institucionet e BE si Këshilli i Europës dhe Moneyval e kanë rikthyer Shqipërinë në vend më rrezik të lartë të pastrimit të “parave të zeza”si edhe institucione të dobta parandaluese dhe kontrolluese. Zbatimi i njëanshëm do të ishte shpallja me ligj e vendit si parajsë fiskale e pastrimit të parave në BE dhe më gjerë. Në masë dërrmuese flukset e parave, që kërkohen të formalizohen/pastrohen nëpërmjet faljes fiskale, e kanë burimin pikërisht nga vendet e BE dhe Britania e Madhe, etj. Aq më shumë veprimi i mësipërm mund të merrej si paraqitje e pakuptimtë force e Shqipërisë ndaj BE pas dështimit të përsëritur të hapjes së negociatave për antarësim.
Së dyti, zbatimi teknik i faljes fiskale pa marrë miratimin e partnerëve strategjikë rrezikon dështimin e plotë të paralajmëruar të procesit. Qytetarët shqiptarë, duke mos patur sigurinë e vazhdimësisë së mbrojtjes ligjore në afatgjatë do të ngurrojnë të shfaqen si pjesëmarrës në proces. Shqipëria, në zbatim të drejtëpëdrejtë të kërkesave të aleatëve strategjikë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka miratuar një seri ligjesh të tjera si p.sh ligji Antimafia, etj., që dobësojnë mjaft mbrojtjen e supozuar ligjore të faljes fiskale në cdo ndryshim politik të mundshëm.
Gjithashtu, Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike, që si pjesë shumë e rëndësishme e zbatimit në interes publik të nismës për “faljen fiskale”, të përgatisë strategjinë e përdorimit të kapitaleve potenciale hyrëse në sistem. Sa më sipër është e domosdoshme për të mos dëmtuar më tej konkurencën e lirë ndërmjet bizneseve në treg, që do të prodhonte pasoja të pallogaritshme negative për ekonominë kombëtare në afatgjatë.’- thuhet në deklaratën e Konfindustrisë.
Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.
Hahaha,Konfindustria,po ketyre çi duhet ky muhabet?Tregojne edhe se si,ku duhet me marre leje etj,qe ta njohin si te sakte keta te Konfindustria.Thjesht,te lujtem menç,se çfare i duhet ketyre te japin men,nje zot e di.Apo do i blene bizneset e ketyre?
Përgjigju