Amnistia fiskale bëhet nga një shtet në raste të jashtëzakonshme nevoje për likuiditet. Me anë të saj sigurohet një fluks në hyrje kapitalesh që më parë qëndronin në bankat jashtë vendit, për ti shpëtuar taksimit nga ana e shtetit, pra nga ana e evazorëve fiskal.
Gjatë amnistive të bëra nga në të shkuarën nga Franca, Britania e Madhe dhe SHBA, asnjëherë nuk u është garantuar anonimiteti personave që përfitojnë nga amnistia, si një princip i lidhur me faljen. Evazorëve fiskal u është kërkuar gjithmonë deklarimi i identitetit, shuma që kanë fshehur dhe të paguajnë taksat e mbartura bashkë me interesat, duke përfituar në këmbim rrëzimin e përndjekjes penale dhe një ulje në sanksione.
Amnistia fiskale në Shqipëri
Përfitojnë individët dhe ata janë të lire të deklarojnë të gjitha shumat monetare që disponojnë që i kane të palegalizuara, duke paguar një vlerë prej 3% të shumës.
Të gjitha pasuritë e individëve që shiten në treg dhe që kanë diferenca midis cmimit të blerjes në momentin fillestar dhe atij të shitjes në tregun aktual, mbi këtë shume paguhet 10 %
Individeve u falen të gjitha taksat dhe tatimet te papaguara deri në fund të vitit 2010, qofshin këto taksa vendore apo kombëtare
Detyrimet e papaguara për makinat e importuara deri në fund të vitit 2010, u falen gjobat dhe interesat e llogaritura në doganë, nëse paguhet 50% e principalit të detyrimit.
Të gjithë të vetëpunësuarve, u falen sigurimet shoqërore dhe shendetësore dhe gjobat e kamate vonesat e papaguara deri më 31 Dhjetor 2008. U falen gjithashtu dhe 2 vitet e fundit nëse paguajnë detyrimin e tyre për sigurime për vitin 2011.
Personave fizike, biznes i vogël, u falën gjobat dhe kamatë vonesat për të punësuarit e tyre, deri me 31 Dhjetor 2010
Biznesit te vogël i cili është pajisur me kasë fiskale deri më 28 Shkurt 2011, u falen gjobat e marra për mosvendosjen e këtyre pajisjeve
Të gjithë kompanitë shqiptare që kanë në bilancet e tyre pasuri të paluajtshme dhe makineri pajisje me vlerë poshtë vlerës së tregut, mund të bëjnë rivleresimin e tyre duke i pasqyruar në bilancin e vitit 2011
Biznesit i falet gjithashtu borxhi tatimor e doganor, me të gjithë komponentet e tij, me gjoba dhe kamatvonesa deri me 31 dhjetor 2008.
Bizneseve që paguajnë 50% të principalit të borxhit doganor për vitin 2009, u falen detyrimet që lidhen me këtë borxh, ndërsa per vitin 2010 nëse paguajne 100% të prinicipalit të borxhit doganor, u falen gjobat dhe kamatevonesat.
Bizneseve që paguajnë 30% të principalit të borxhit tatimor për vitin 2009, u falen detyrimet që lidhen me këte borxh
Bizneseve që paguajnë 50% të principalit të borxhit tatimor për vitin 2010, u falen të gjitha detyrimet që lidhen me këte borxh.
Bizneseve u falen kamate vonesat dhe gjobat për detyrimet për sigurimet shoqërore e shendetësore të papaguara.
Bizneseve u krijohet mundësia që të vetedeklarojne detyrimet tatimore e doganore te padeklaruara për periudhën deri me 31 Dhjetor 2010 dhe nëse paguajnë 50% të diferencës qe rrjedh nga ky vetëdeklarim, u falet pjesa tjetër.
Duket qartë që amnistia parashikon më tepër raste për bizneset shqiptare sesa për kapitalin që duhet të kthehej brenda shtetit nga emigrantët, shumica e të cilëve nuk kanë deklaruar pasurinë. Amnistia teknikisht duhej të siguronte kthimin e kapitalit nga jashtë vendit, kapitali me të vërtetë konsistent. Kapitali i futur në qarkullim nga bizneset brenda vendit është i papërfillshëm në krahasim me të.
Gjithashtu për tu përmendur është edhe fakti që në shumë raste evazorët nuk parashikohet të paguajnë as taksat e prapambetura pa përmendur intereset këtu, në të kundërt me sa është bërë në shtetet e tjera.