Amnistia fiskale/ Zv.ministri Bejtja: Luftë ndaj informalitetit, rrit nivelin e sigurisë në vend! Çoçoli: Zhvilloni tryeza diskutimi me opozitën

Projektligji i qeverisë për amnistinë fiskale i propozuar nga qeveria, ka sjellë diskutime në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv ndërmjet zëvendësministrit të Energjetikës Ilir Bejtjas dhe ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçolit. Për ekspertin e ekonomisë Fatos Çoçoli, qeveria duhet të kryejë konsultime të gjera me grupet e shoqatat e interesit, e po ashtu edhe më opozitën, për të cilën tha se duhet të diskutohet edhe përtej ambienteve të Kuvendit. Çoçoli tha po ashtu se qeveria duhet të jetë me aktive, për të sqaruar projektligjin, e madje ekspertët që e kanë hartuar duhet të dalin dhe ta mbrojnë.

'Të amnistosh do të thotë të falësh! Të falësh asete prona, që mund ti kesh jashtë bilancit. Para dhe prona, ky është subjekti që t’i do të falësh. Duhet t’i thuash opozitës që unë duhet të vij në një tryezë për këtë çështje. Fto opozitën e vendit tënd! Beni takime online, merrni pak kohë! Nuk ju kushton gjë që ta ftoni opozitën edhe jashtë Kuvendit. Sot qeveria mori përsipër që të bënte në kuadër të konsultimit publik, një konsultim të gjerë. Në ato dy orë të procesit të njohjes, koha e lënë për konsultim ishin vetëm 30 minuta. Dukej si spektakël! Mungoi konsultimi. Duhet të jenë aktiv, i shoh të fjetur. Janë në lojë qindra miliona euro.  Të dalin dhe të mbrojnë projektligjin e tyre.’- tha Çoçoli.

Por zv.ministri i Energjetikës Ilir Bejtja, tha për gazetarin Arbër Hitaj, se ato janë në fazë konsultimi me të gjitha grupet e interesit dhe se të gjithë janë të ftuar. Duke u ndalur tek përfitimet, Bejtja u shpreh se kjo do të rrisë nivelin e sigurisë në vend si dhe kryesorë është lufta ndaj informalitetit.

‘Opozita është prezente! Ne nuk bashkëqeverisim me opozitën! I vetmi nivel ku ne jemi në tryezë me të, e rrahim mendime është parlamenti dhe atje diskutohet.  Ne kemi një ekonomi që prodhon informalitet, nuk jemi totalisht të fiskalizuar. Kushdo mund të vendosë t'i deklarojë ato të ardhura dhe t'i taksojë vetëm një herë. Ky nuk është procesi e ‘premtja e zezë’, do të zgjasë 9 muaj. Do të punohet me grupet e interesuara. Ka një xhiro të parave informale në treg dhe ndikojnë edhe tek çmimet. Projektligji do të rrisë nivelin e sigurisë në vend. Lufta ndaj informalitetit, një sasi të madhe të ardhurash bëhet të bardha dhe për këtë paguhen disa taksa. Të ardhurat i shtohet buxhetit të shtetit dhe kjo do të thotë  shërbime me tepër. Janë levë e rëndësishme financiare për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Bankat janë më të sigurta. Dimë sesi është gjendja e stokut në vend. Kemi plot mekanizma, njërës të pandershëm që stimulojnë bakshishin jo rrogën.’- tha Bejtja.

Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit.  Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drini: 16/07/2022 20:35

    Ilir Bejtja eshte shume i qarte ne shpjegimet e tij, dhe shume i afte profesionalishtt. Falemnderit Ilir Bejtja

    Përgjigju
  • Drini: 16/07/2022 19:55

    Nqs ulet cmimi i naftes bruto sigurisht qe do ulet dhe cmimi i benzines dhe naftes diesel. Si qenka kjo pa lidhje. Ata qe e perpunojne e blejme me lire naften bruto dhe do shesin me lire, e blejnee me shstrenjte e peerpunojne dhe do e shesin me shtrenjte. Cmimi i naftes ne shqiperi eshte nje anomali e madhe dhe nuk e pranoni, e quani normale. Pse nuk ulet cmimi i benzines dhe naftes ne menyre te ndjeshsme sikurse ulet ne vende te tjera si Amerike dhe Kanada. Atje ngrihet cmimi ne qiell dhe uljet jane shume te vogla , ata vetem fitojne dhe konsumatori i vuan te gjitha ne kurriz.

    Përgjigju
  • velo: 15/07/2022 22:03

    Opozita eshte e degjeneruar dhe do qe vendi te shkaterohet fare ashtu sic eshte shkateruar vete...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën