Vetëm pak minuta pas miratimit të ligjit për amnistinë  e fundvitit, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në rrjetin social Twitter.

“Mazhoranca mundësoi amnistinë për të paktën 670 të dënuar në burgje! Jam i keqardhur që opozita nuk na u bashkua në këtë vendim human”, është statusi që Manjani ka publikuar në Twitter.

manjani twitter
(Statusi i Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, në Twitter)

Miratimi i amnistisë u bë me 84 vota pro, ndërkohë që deputetët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit duke mos marrë pjesë në votim.

Pro miratimi të amnistisë kanë votuar edhe deputetët Mhill Fufi dhe Armando Prenga.

Nga amnistia e fundvitit do të përfitojnë 670 persona të dënuar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com