Amnistia, nga Fatmir Kajolli
te Tom Doshi, ja cilët do fitojnë

Amnistia, nga Fatmir Kajolli<br />te Tom Doshi, ja cilët do fitojnë
TIRANE- Hyrja në fuqi e ligjit për “Dhënie Amnistie” do të sjellë pushimin automatik të procedimeve penale që prokuroria e Tiranës dhe ajo e përgjithshme ka për deputetin Tom Doshi, Mark Frroku si dhe kreun e shoqatës së ish-të përndjekurve politikë Besim Ndregjoni. Po kështu përfiton nga kjo amnisti edhe ish-kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqo, i cili megjithëse u shpall i pafajshëm, çështja e tij vijon të mbetet ende në gjykim. Tashmë me këtë aministi, çështja në ngarkim të Zeqos pushohet.

Nga pushimi i hetimeve përfiton dhe biznesmeni i njohur në Fier dhe ish-këshilltari i bashkisë Fier, Fatmir Kajolli dhe djali i tij, Florim Kajolli, të cilët pak kohë më parë u dënuan nga gjykata e këtij qyteti me 1.4 vite burg secili për “kanosjes ose dhunimit të pjesëmarrësve në zgjedhje”, “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “shkatërrimit të pronës me dashje”.

Ndryshimet ligjore, do i japin mundësi dhe kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziut, i cili rezulton të jetë i dënuar me 2 vjet burg nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelje të pabarazisë në tendera”. Kjo masë dënimi, është kriter për t’u amnistuar dhe për pasojë, kryebashkiaku i Kamzës përfiton nga ky ligj.

Frroku dhe Doshi
Dy ish-shokët që më pas u bënë armiq dhe që tashmë përfitojnë nga amnistia dhe pushimi i akuzave, janë dhe Mark Frroku ish-deputet dhe deputeti Tom Doshi. Mësohet se deputeti Tom Doshi akuzohet për “Kallëzim të rremë” kundër kreut të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta. Kjo vepër penale përmbush kriteret për tu amnistuar dhe për pasojë në muajin janar, ish-deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi, do të zhvishet nga akuza. Ndërkohë i njëjti mekanizëm do të ndodhë edhe me deputetin tashmë të dorëhequr Mark Frroku, ku ky i fundit akuzohet për “Kallëzim të rreme” dhe “Deklarim të rremë”.

Frroku, ishte protagonist në skenarin për të ngritur akuzë kundër Ilir Metës, por shumë shpejt ai ka ndryshuar qëndrim. Ndërsa ndaj tij po vijojnë hetimet edhe për akuza të tjera si vrasje me paramendim të shtetasit shqiptar Aleksandër Kurti në Belgjikë, Pastrim parash, Mosdeklarim të pasurisë dhe ndërtim pa leje. Kjo akuzë pritet të amnistohet në muajin janar të 2016 dhe se gjykimi ndaj Frrokut do të vijojë vetëm me tre akuza. 

Falja do të prekë Ndregjonin dhe 5 protestuesit e 8 dhjetorit
Po kështu amnistia do pushojë dhe akuzat penale të ngritura ndaj 5 protestuesve të opozitës Andi Kuka, Xhulian Cela, Suzana Dimushi, Arben Hajdari dhe Aurel Filaj, të proceduar nga policia për “Shkatërrim të pronës”. Nga amnistia do të përfitojë dhe Besim Ndregjoni i cili tashmë akuzohet për veprën penale të “Thirrjes publike për nxitjen e dhunës”. Kjo pasi Ndregjoni ishte njeriu që i pari u bëri thirrje simpatizantëve të PD të mbledhur në protestë, për tu drejtuar drejt ministrisë së Brendshme me qëllim prishjen e bunkerit të ndërtuar në mes të Tiranës, nga qeveria e Edi Ramës.

Fill pas kësaj thirrje, turma e njerëzve është drejtuar drejt bunkerit ku dhunshëm kanë shkatërruar bunkerin prej betoni. Mirëpo shumë persona, gjatë këtij sulmi u kthyen dhe ndërtesës së ministrisë së Transporteve, duke e sulmuar me gurë, ku kanë thyer xhamat dhe dritaret e zyrave. Menjëherë pas protestës policia e Tiranës ka shoqëruar kreun e shoqatës së ish-të përndjekurve politikë Besim Ndregjoni, ku pas marrjes në pyetje të tij është ngritur akuza e “Thirrjes publike për nxitjen e dhunës” dhe se materialet hetimore i kaluar prokurorisë së Tiranës. Vetë Ndregjoni është shprehur se thirrje për dhunë kanë bërë dhe deputetët e Partisë Demokratike.
 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare