Amnistia penale kalon komisionin e Sigurisë, shkon tek 'Ligjet' bashkë me amendamentet! Alibeaj: Falni protestuesit! Ministria e Drejtësisë ende pa opinion

Tirane- Komisioni i sigurisë miratoi sot në parim pr/ligjin për amnistinë penale, duke i kaluar Komisionit të ‘Ligjeve’ bashkë dhe me amendamentet e deputetëve të opozitës dhe disa propozime të deputetëve PS. Në një ligj ku mazhorancës i duhen 84 vota, PD kërkon të falen protestuesit të cilët kanë marrë pjesë në protestat e tyre e jo vetëm.

Enkelejd Alibeaj, i vetmi përfaqësues nga opozita që hyri online për të disktuar pr/ligjin e amnistisë tha se amendamenti i tij synon faljen jo vetëm të protestueve të protestave të opozitës por edhe të atyre pjesëmarrës në protestat e shëmbjes së teatrit apo në Astir.

"Bëhet fjalë për tubime apo protesta politike të organizuara nga PD dhe aleatët e saj, por edhe nga tubime apo protesta qytetare të organizuara gjatë kësaj periudhe. Bëhet fjalë për protestat e organizuara nga qytetarët në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, protestat e zonës së Astirit, protestat e qytetarëve për mbrojtjen e banesave të tyre në Bregun e Lumit apo edhe të Shkozës, apo edhe protestat e studentëve. Por edhe për protestat qytetare në rastin e vrasjes policore të Klodian Rashës" u shpreh Alibeaj 

Alibeaj në amendamentin e PD kërkon zgjerim të nenit 6, që përfitues të jenë edhe protestuesit e PD përgjatë 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2020, por kërkoi nga parlamenti të mos bjerë pre e pazareve dhe influencave politike.

Dua ta bëj të qartë se këtu nuk jemi për të bërë pazar, por unë e kuptoj që qeveria, ministria e Drejtësisë janë nisur me qëllimin për të bërë një amnisti. Akti me të cilin kërkohet falja e këtyre njerëzve të dënuar, ta marrin si një akt mëshire, jo si një akt për t’ia hedhur drejtësisë. Ky është kriteri që duhet të mbizotërojë. Ne, Partia Demokratike në mënyrë empirike, kemi identifikuar këto dispozita që iu listova" tha Alibeaj.

Megjithëse ministri Manja më herët ka pranuar amendametin në funksion të 84 votave që i duhen ligjit në parlament, në këtë mbledhje nuk pati asnjë mendim për propozimin nga përfaqësuesit e ministrisë.  

Nga deputetët socialistë pati dhe disa propozime. 

Nasip Naço e Bujar Çela propozojnë që kjo amnisti të shtrihet për të gjitha veprat penale 5 vjet për gratë e 4 vjet për meshkujt

Nasip Naço: A do të ishte dakord ministria të shtrihej për të gjitha veprat penale 5 vjet për gratë e 4 vjet për meshkujt, ndryshe nga drafti i paraqitur?

Elsonida Rama përfaqësuesja e ministrisë: Nëse e shihni të arsyeshme rritjen e fashën e masës së dënimit ne nuk kemi çfarë të themi

Nasip Naco: Po të ishte për mua do të votoja 5 vjet për gra e 4 vjet për burra. Do të ftoja dhe kolegët për ta parë këtë këndvështrim.

Bujar Çela: Të shtyhet fasha e amnistisë penale deri në 5 vjet. Në këtë amnisti duhet të përfshihen më shumë vepra që jo vetëm janë dënuar por se priten të dënohen deri në 5 vjet

Ndryshe nga 24 janari kur u fut online në mbledhje duke thyer bojkotin e opozitës për draftin e tij, Ferdinand Xhaferri nuk ishte në mbledhje dhe po ashtu as Ervin Salianji për amendamentin e tij.

Nasip Naço:"Amendamentet Salianji, kërkon riformuloni në pika 3 e nenit 5. Nuk përfitojnë nga ky nen subjekte për kontrollin e pasurive si dhe çdo deputet a ish deputet i zgjedhur në Republikën e Shqipërisë, kemi koment"

Elsonida Rama: "Nuk i kemi futur tek neni, Nuk përifitojnë ai që i është shmangur drejtësisë. Edhe nëse duhet zbutur duhet ta shohim.

Nasip Naço: "Kjo kërkesë nuk përputhet me nenin 5 por tek neni 4, kriteret ndaluese që Salianji e kërkon tek ndjekja penale, Salianji duhet të konsultohet me avokatët e vet"  

Deputeti Bardhyl Kollçaku kërkon që nga aministia penale të përfitojnë dhe ata që kanë ndërtuar pa leje në tokën e tyre.

Të përfitojnë nga amnistia personat që janë të dënuar apo në procedim për nenin 199 a pasi edhe juridiksioni i tokës, procesi i legalizimit apo hipotekimit në Shqipëri është ende i paqartë.  Atë ndërtim që sot e ka bërë në një tokë që është e tij por për shkak të vonesave ai nuk e ka marrë hipotekën, janë penalizuar një numër i madh fermerësh. E dimë që gjykatat ka dhënë dënime alternative por kur vjen puna tek dëshmia e penalitetit Kemi një numër të lartë qytetarësh të kriminalizuar"

Komisioni ligjeve është përgjegjës për amnistinë, ndërsa siguria kombëtare do dërgojë raportin bashkë me propozimet e deputetëve socialistë por dhe të deputetëve Salianji dhe Xhaferraj.

Nga amnistia përfitojnë rreth 600 të dënuar e gati 2mijë persona të tjerë në shërbim prove. Për ta votuar duhen 84 vota dhe pritet që seanca të jetë 22 Shkurti. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 13/02/2024 08:57

    Alibeaj me gjithe vullnetin e mire per te kontribuar si ish minister drejtesie duhet te pakten te beje prezantim te denje te kerkesave te tij ne frymen e ligjit dhe kushtetutes, perfshires dhe jo perjashtues, si gjethe fiku ne shembullin e salianjit apo xhaferrit qe kur vjen momenti i perballjes terhiqen gjithmone kur mekanizmat te kaloje ne sherbim prove cdo i amnistuar jane edhe me kete kod penal te nevojshem te ndryshohet sic thote edhe gjyqtari Kalaja ne manualin e tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille