​​​​​​​Protesta e studentëve të mjekësisë, Kushi: Qeveria ka detyrim të frenojë fenomenin, po vijojmë konsultimet! E gjithë shoqëria kontribuon për ta

 

Edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi është shprehur se po zhvillohet një proces konsultimi i gjerë për studentët e mjekësisë, që supozohet të punojnë 3 vite me detyrim në vendin e tyre. Kushi tha se ky vendim nuk është thjesht një konsultë me studentët por edhe më gjerë, pasi fenomeni është jashtëzakonisht shqetësues jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin madje edhe për vendet e BE-së.

“Ne kemi nisur proces konsultimi sepse jemi përballë një rreziku që pas disa vitesh mund të mos i plotësojmë dot vendet për mjekë. Ky s’është fenomen vetëm Shqiptarë por i gjithë rajonit por edhe në vetë vendet e BE-së. Ne, si qeveri kemi përgjegjësinë që t’i parandalojmë këto problematika, pra duhet t’i paraprijmë. Konsultimet do të vazhdojnë edhe më gjerë, sepse s’është vetëm vendim i studentëve të mjekësisë. Studentët paguajnë një tarifë shumë të ulët, madje disa nuk paguajnë përkundrazi marrin bursa. Është e gjithë shoqëria që kontribuon për këta studentë. Sepse kostoja për të formuar një mjek, për të diplomuar një mjek është më e lartë se në universitetet e tjera.  Jo vetëm studentët e vitit të parë të Mjekësisë do jenë përballë kësaj alternative por edhe për vitet e tjera. Propozimi që kemi marrë nga studentët është që të jetë i ndryshëm për vite të ndryshme.

Sepse ndryshe është studenti i vitit të parë që hyn me kushte të caktuara. Por ne mendojmë se të gjithë e kanë detyrimin të japin kontribut për Shqipërinë. Ne rast se do të jemi përpara problemit që pak pas vitesh do përballemi me fenomenin.”- thotë Kushi.


Lajmi kryesor:

VKM/ Protesta e studentëve të mjekësisë, Kushi e Manastirliu: Po konsultohemi! Qeveria e detyruar të frenojë fenomenin, rrezikojmë të ngelim pa mjekë


G.MO/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë