Amnistia për armët, eksperti në Report Tv: Jam pro edhe armatosjes së qytetarëve, ul kriminalitetin! Avokati: Nuk zgjidh asgjë, të zbatohet ligji jo vetëm të hartohet

TIRANË- Propozimi në Komisionin e Ligjeve nga mazhoranca për amnisti për armët e zjarrit ka qenë një tematikë që hasi debat në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj. Eksperti i Sigurisë, Artan Rexhepi jo vetëm që e sheh këtë propozim si shumë pozitiv, por thotë se do duhet të jenë të kushtëzuara armëmbajtja si dhe të ulen dënimet.

“Jo vetëm për amnisti jam dhe për politika liberale e armatosjes së njerëzve. Njerëz pa precedent penal dhe  të ulet dënimi. Sepse ulen vrasjet dhe kriminalitetin.

Nuk thashë që të shiten në dyqan lodrash, duhet të analizohen nga personaliteti. Më mirë të vritet një kriminel sesa një qytetar i ndershëm.

Ai që të sulmon frenohet mirë para se të sulmojë. Armë me leje në shtëpi nuk ke çe do.”- thotë Rexhepi në Report Tv.

Ndryshe nga eksperti i sigurisë, avokati Kujtim Cakrani thotë se jo vetëm që amnistia është shterpë por nuk ndërgjegjëson askënd.

“Për mua amnistia nuk zgjidh gjë. Sepse nuk ndërgjegjëson askëd. Ti se ndërgjegjëson dot atë njeriun që e ka armën si buka që ha.”- thotë ai.

Avokati komentoi edhe videon e sulmit të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja në Fushë-Krujë ku tha se policia duhet të zbatojë ligjin dhe jo të bëjë ndryshime në ligje.

“Pamë një video të tmerrshme që shkuan të rrihnin njërin vetëm për një denoncim. Nuk është mbajtur anonimiteti. Ne i dimë që në çantat që mbajnë në brez çfarë kanë brenda, apo në kroskote makinash, i dimë ne jo më policia.

Nëse e përdor policinë për lloj lloj qokash nuk i kërkon dot llogari nesër kur nesër ai tjetri të bën atë krimin. Problemi këtu s’është se policia nuk i gjen dot, nuk është zgjidhje amnistia ndryshimi i ligjit, është tek zbatimi dhe kontrolli i tij.”- tha ai.

Edhe Rexhepi ra dakord se fisi Rraja ‘dominon’ mbi policinë në atë zonë.

“Ata kanë bërë ligjin në atë zonë dhe injorojnë shtetin dhe ligjin.”- tha Rexhepi

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/07/2023 02:48

    /HAHA/,jo te gjithe shqipot,por ky /eksperti/ Rexhepi sigurisht qe po!! Edhe armatosja e qytetareve eshte mangut aty e ta bejme Texas fare.Po Texasi ka dhe denimin me vdekje,ka dhe burgim te perjetshem.99 denime te perjetshme i dhane sot njerit qe beri masaker ne Texas dhe prape rrezikon denimin me vdekje per disa akuza te tjera,kurse ne Shqiperi denimi i perjetshem zbatohet vetem per budallenjte qe vrasin dhenduret,grate e burrat e kunatat,jo per gangot e kriminelet e vertete qe denohen per vrasje me gjykim te shkurtuar,me denime qesharake te denja per hajdut xhepash.

    Përgjigju
  • haha: 07/07/2023 15:16

    shqiptaret tamam qe kane ikur per lesh ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë