*Shënim: Kujdes pamjet në video janë të rënda dhe mund të shkaktojnë shqetësim.

KRUJË- Me shkopinj gome e bejsbolli e disa me pistoleta një grup personash, pjesëtarë të fisit të deputetit socialist në Krujë Rrahman Rraja mësyjnë në mes të ditës një lokal në aksin Fushë Krujë-Thumanë për të dhunuar barbarisht dy kushërinj të fisit Maja, Bilbil dhe Jashar Maja.

Shkak ishte bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth, 200 metra në vijë ajrore nga gurorja. Mesditën e së enjtes (6 korrik 2023) ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores, Fredi Llupo, për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat. Në këto momente grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bëhen prehë e një dhune barbare. 

Ngjarja u regjistrua më 6 korrik 2023, dhe po atë ditë policia deklaroi se bëhej fjalë për një konflikt mes pjesëtarëve të fisit Maja dhe të fisit Rraja, dhe se ishin shoqëruar dy persona. Por, videoja e shpërndarë me shpejtësi një ditë më pas, (7 korrik) ishte provë se historia ishte tjetër. Nuk flitej për sherr mes dy fiseve, por për një grup personash, anëtarë të fisit Rraja që i vërsulen dhe dhunojnë barbarisht dy fshatarë të zonës, të cilët as nuk kishin mundësi të mbrohen.  

Report TV identifikoi se mes dhunuesve ishin dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja alias Xheni. E ndërsa dy vëllezërit ishin shpallur në kërkim, në dy njoftimet e para të policisë së Tiranës nuk ishte përmendur fare emri i djalit të deputetit, Rexhep Rraja.  Disa orë pas denoncimit të Report Tv dhe Shqiptarja.com policia informon në orët e vona të mbrëmjes se kishte identifikuar në video dhe shpalllur në kërkim për dhunën barbare edhe Rexhep Rrajën  

Videoja e dhunës barbare! Vëllai i deputetit godet me grusht e pistolete në dorë, i biri me shkop gome

Ndërsa anëtarët e fisit Rraja hyjnë të armatosur në lokal, të gjitha veprimet filmohen nga dikush, ndërsa në sfond një zë nxit burrat të godasin edhe më fort, pa ndaluar, ndaj kushërinvje Maja

"Bjeri! Bjeri! “Më fort më fort!”...Dëgjohet dikush që nxit burrat me shkopinj gome të qëllojnë. Nxitësi, i cili nuk duket në kamera, vijon duke përdorur dhe fjalor fyes me qëllim të nxisë edhe më fort dhunën. 

"Bjeri! Gjuaje k...  Më fort! Më fort! thotë zëri dhe burrat intensifikojnë më shumë goditjet me grushta, shkelma e shkopinj drejt dy kushërinjve Maja, të cilët ngrihen nga tavolina dhe janë në mes të lukunisë së dhunuesve.

Grushta, shkelma e shkopinj gome!

Bilbil Maja, (Në video burri i veshur me bluzë blu) i gjakosur në kokë përpiqet të largohet për tu mbrojtur.   

"Bjeri!" - thërret sërish nxitësi dhe dhunuesit godasin e godasin pa pushim. Bilbili përpiqet të gjejë daljen. Ndërkohë Flamur Rraja, vëllai i deputetit Ramazan Rraja  (Në video i veshur me pantallona të çelura dhe bluzë të bardhë) në dorën e djathtë ka pistoletë, e me të majtën e godet me grusht aq fort Bilbilin sa dora e tij gjakoset. 
1688727902_flamurrraja.jpg

Flamur Rraja, vëllai i deputetit socialist duke i drejtuar armën ne koke Bilbil Rrajës, Në të majtë Flamur Rraja.

Dhuna vijon dhe në verandë të lokalit, dhe nuk ndalet as kur Bilbili bie pa ndjenja.

"Vrite! Vrite!" thërrasin dhe Bilbilin vijonë e godasnin me grushta, shkelma e shkopinj gome kudo. Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist (Ne video burri me xhinse të shkurtra dhe bluzë të zezë) e godet me shkop gome në trup edhe pse ka humbur ndjenjat, ndërsa xhaxhai i tij, Flamuri i drejton pistoletën në kokë.

.
Ne foto: Rexhep Rraja djali i deputetit socialist duke goditur me shkop bejsbolli Bilbil Majen  

Rexhep Rraja ne video dhunon qytetarin pa ndjenja, po s'figurote ne njoftimin e policisë

Ajo që ishtë e çuditshme pasditen e sotme ishte se në videon e dhunës, banorët e Borizanës identifikuan se një nga personat që ushtronte dhunë ndaj Bilbil Majës edhe kur ky kishte humbur ndjenjat, ishte Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja. Por, emri i tij nuk figuronte as në njoftimin e policisë se sotmin dhe as në atë të djeshmin.

Rreth orës 13:00 policia e Tiranës përmes një njoftimi të dytë informonte se pas dhunës kishte shoqëruar 8 persona, 4 nga të cilët ishin arrestuar, ndërsa 4 të tjerët ishin lënë të lirë, përfshirë këtu edhe pronarin e gurores, Përparim Rraja. Ndërkohë, 3 persona të tjerë, mes tyre dy vëllezërit e deputetit ishin shpallur në kërkim.

Shqiptarja.com dhe Report TV denoncuan faktin që në të dy njoftimet nuk figuronte emri i Rexhep Rrajës. Dhe vetëm disa orë më pas (Ora 21:14) policia doli me një njoftim të tretë për shtyp ku informonte se kishte shpallur në kërkim dhe Rexhep Rrajën, djlain e deputetit

Të shoqëruar 
Ineidi Rraja, 23 vjeç,
Eni Kullaj, 27 vjeç,
Kujtim Përdaku, 57 vjeç,
Andi Rraja, 28 vjeç,
Përparim Rraja, 65 vjeç,
N. M., 35 vjeç,
L.  Rr., 54 vjeç,
D. Rr., 31 vjeç.
Nga këta 4 janë arrestuar 
Ineid Rraja 23 vjeç,
Eni Kullaj, 27 vjeç,
Kujtim Përdaku, 57 vjeç
Andi Rraja  28 vjeç
Në kërkim janë shpallur shtetasit
Xh. Rr., 65 vjeç,
F. Rr., 55 vjeç,
Rexhep Rraja
K. Rr., 31 vjeç.

Filmimi i dhunes
Duke e ndier veten të paprekshëm, Rrajat donin t’ia bënin të qartë të pambrojturve se ç’u ndodh nëse ankohen për guroren në Borizanë në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rraja. Filmimin kërkonin ta kishin si provë të kësaj barbarie.

Skenat shokuese ndodhin në mes të ditës dhe në një lokal ku ka dhe qytetarë të tjerë, megjithatë kjo duket se nuk i tremb aspak anëtarët e fisit Rraja të cilët vijojnë të filmojnë çdo veprim duke nxitur madje dhe dhunuesit për të goditur edhe më shumë.

"Ne po pinim kafe me djalin e xhaxhait dhe me inxhinierin Fredi Llupo i thamë inxhinierit për minat se na kanë dëmtua shtëpitë. pas 2 minuta sa kishim porosit kafen kane ardhur 10-15 vete fisi Rraja na kane goditur na kanë dëmtuar. Po diskutonim për plasjen e minave por s’na lanë na qëlluan me çdo gjë"  thotë Jashar Maja për Report TV.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një kurth, dhe anëtarët e fisit Rraja të jenë shfaqur në grup në lokal pas një njoftimi nga inixhinieri, apo nëse e gjitha ishte një rastësi. 

Merret ne pyetje pronari i gurores

FNSH dhe RENEA ndërmori mëngjesin e sotëm një operacion arrestimi të autorëve. Pronari i gurores, Përparim Rraja ishte në mesin e 8 të shoqëruarve por më pas u la i lirë. Në pyetje janë marrë dhe 3 persona. 

Drejtesi 

Për banorët e Borizanës dëmtimi i banesave nga shpërthimet në gurore nuk ishte problem i djeshëm dhe ndonëse ishin ankuar disa herë nuk kishin marrë zgjidhje nga shteti prandaj kishin kërkuar ta zgjidhnin duke u ulur në tavolinë me inxhinierin.

Jashar Maja kërkon drejtësi. Thotë se policia ka frikë të reagojë për fisin Rraja të cilët ditën djeshme i kanë dhunuar brutalisht në mes të lokalit së bashku me kushëririn e tij, Bilbil Majën

"Nëse ka shtet duhet të veprojë. Njoftuam dje policinë por erdhi pas dy orësh. Ne jemi vonuar shumë për në spital se nuk vinte ambulanca, kemi mbërritur me vonese në spital në gjendje të rëndë. Policia s’kishte makine me të na çonte tek spitali i Traumës. Policia ka frikë nga ata" tha për Report TV Jashar Maja. 

Çfarë dëshmoi dje Jashar Maja për Report TV
Pak orë pas ngjarjes, Jashar Maja ka folur për “Report TV” përmes telefonit nga spitali i Traumës. Ai dëshmoi se ndodhej me vëllanë dhe një kushëri të tij në takim me inxhinjerin e gurores, kur janë sulmuar me sende të forta. Maja tha se kishte identifikuar të paktën tre persona nga familja Rraja, si autorë të sulmit, të cilët i njeh pasi kanë guroren. Jashar Maja tha se ata ka bërë protesta për guroret të cilat sipas tij dëmtojnë banesat e zonës, dhe për këtë kishin takim me inxhinjerin. Pas sulmit me sende të forta, ai theksoi se nuk kanë bërë denoncim në polici pasi kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në spital.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:46
Paralajmërim për Rrajat, vëllai i njërit prej të dhunuarve: Po s’mori shteti masa do të marrim vetë, jam vetë i pesti vëlla

1688748264_fushkrujeflamurrraja.jpg

Vëllai i Jashar Majës, Murat Maja i ka bërë thirrje autoriteteve ligjzbatuese që të marrin urgjentisht masa për të ndaluar të gjithë personat e fisit Rraja ,që shfaqën në videon ku vëllai dhe djali i xhaxhait të tij dhunohen mizorisht.

Murat Maja ka kërkuar nga shteti që personat përgjegjës të vendosen në pranga dhe të ndalohen punimet në gurorën që u bë ‘mollë sherri’.Ai tha se nëse shtet nuk merr masa për të dënuar autorët, do ta zgjidhë vetë bashkë me vëllezërit e tij.

“I bëj thirrje shtetit të marrë masa dhe të zbardhë ngjarjen. Nuk kam ditur asgjë për atë që ka ndodhur, e kam mësuar kur kam shkuar në spital dhe kam gjetur vëllezërit të shtrirë dhe të larë në gjak. Kërkoj që autorët të marrin jo dënim dhe jo dënim qesharak. Kërkoj nga shteti që të kapen të gjithë dhe të mos qëndrojnë asnjë sekond të lirë. Kërkoj prej shtetit gjithashtu që të hiqen guroret sa më parë. Xhelal Rrajës nuk i kam pasur borxh, që të më rrahë vëllezërit dhe të më shembë shtëpinë, se deri tani nuk e kam ditur kush ka qenë pronari i gurores sepse nuk me tregonin punëtorët. Tani që i doli koka se kush është pronari, po nuk mori shteti masa për këtë gjë do të marrim masa vetë se unë nuk jam pa gjë sepse jam vetë i pesti vëlla.

Ora 18:51
Ja FOTOT/ Djali i deputetit Rraja godet me shkop gome Bilbil Majën, ndërsa vëllai i ligjvënësit i drejton armën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit të deputetit socialist Rrahman Rraja kanë dhunuar dy kushërinjtë Bilbil Maja dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar për shpërthimet e gurores në pronësi të Përparim Rrajës.

Ata kanë ushtruar dhunë brutale ndaj dy kushërinjve Maja me shkopinj gome, madje kanë qenë të pajisur edhe me armë. Në dhunën e ushtruar kanë marrë pjesë edhe vëllai i deputetit socialist si edhe djali i tij.

Në foton që sjell Shqiptarja.com, dallohet vëllai i deputetit, Flamur Rraja, i cili i ka drejtuar armën në kokë Bilbil Majës, edhe pse ky i fundit ishte shtrirë në tokë pa ndjenja për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij. Ndërkohë, në foto, siç e kanë identifikuar banorët e zonës, është djali i deputetit Rexhep Rraja alias Xheni, i cili ka marrë pjesë në dhunën e ushtruar me shkopinj gome.

Ajo që është e çuditshme është se emri i tij nuk figuron as në njoftimin e policisë se sotmin dhe as në atë të djeshmin.

1688748264_fushkrujeflamurrraja.jpg

Rexhep Rraja, djali i deputetit duke goditur me shkop Bilbil Majën! Me rreth të kuq vëllai i deputetit  

 

1688748216_flamurrraja.jpg
Flamur Rraja, vëllai i deputetit socialist
 

1688749043_flamurrraja.jpg

Flamur Rraja, vëllai i deputetit socialist

Rexhep Rraja alias Xheni, djali i deputetit socialist
Ora 17:27
Rrajat 'e paprekshëm', s'ndalin punën në gurore, Report Tv sjell video nga shpërthimet pasditen e sotme

Anëtarët e fisit Rraja në Fushë Krujë kanë ushtruar dhunë ndaj dy kushërinjve Maja, pasi këta ishin akuar për shpërthimet në gurore, e cila është në pronësi të Përparim Rrajës.

Por, puna vijon në gurore, ndërsa Report Tv sjell video nga shpërthimet në gurore pasditen e sotme, 7 korrik 2023. Ndonëse pas videos skandaloze, ku anëtarët e fisit rraja ushtrojnë dhunë barbare ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja, puna vijon pa asnjë ndërprerje edhe pse banorët e zonës shprehin shqetësimet për dëmet që u shkakton në banesa. 

Madje, dy kushërinjtë Maja ishin ankuar për shpërthimet edhe në polici, por nuk është marrë asnjë masë. 

Ora 17:01
Krujë/ Rrajat 'e paprekshëm' filmuan dhunën brutale ndaj kushërinjve Maja për të frikësuar të tjerët që të mos ankoheshin për guroren e Borizanës

KRUJE -  Dhunën barbare ndaj 2 burrave të fisit Maja anëtarët e fisit Rraja zgjodhën ta filmonin. Duke i publikuar pamjet synimi ishte i qartë, mesazhi ndaj të tjerëve. Duke e ndier veten të paprekshëm Rrajat donin t’ia bënin të qartë të pambrojturve se ç’u ndodh nëse ankohen për guroren në Borizanë në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rraja. 

Me shkopinj gome dhe pistoleta në dorë një grup personash, pjesëtarë të fisit të deputetit socialist Rrahman Rraja, mësynë dje në lokalin në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe godasin dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja.

Skenat shokuese ndodhin në mes të ditës dhe në një lokal ku ka dhe qytetarë të tjerë, megjithatë kjo duket se nuk i tremb aspak anëtarët e fisit Rraja të cilët vijojnë të filmojnë çdo veprim. Ndërsa një person tjetër i nxit për të dhunuar edhe më shumë.

Organizatorët duket se e kanë çdo veprim të mirëmenduar. Kujdesen ta filmojnë për tia treguar dhe të tjerëve, me qëllim që ti frikësojë dhe të paralajmërojnë se kushdo që mund të ankohet për guroren në Borizanë të cilën ata e kishin të licencuar do ta pësonin ashtu. Veprime të ngjashme me bandat që duan të kontrollojnë territore.  

Jashar Maja, i dhunuar prej tyre  sërish guxon dhe ngre zërin në këtë intervistë për Report Tv i fashuar nga shkopat e bejzollit që u godit. Thotë se dhe policia ka frikë sipas tij.

“Ne po pinim kafe me djalin e xhaxhait dhe me inxhinierin Fredi Llupo i thamë inxhinierit për minat se na kanë dëmtua shtëpitë. pas 2 minuta sa kishim porosit kafen kane ardhur 10-15 vete fisi Rraja na kane goditur na kanë dëmtuar. Po diskutonim për plasjen e minave por s’na lanë na qëlluan me çdo gjë. Unë si kam borxh Xhelal Rrajës. Duhet ti dënojë shteti nëse nuk vepron shteti kjo pune do zgjidhet individualisht. Ne kemi protestuar për guroren, por nuk është na e dhënë zgjidhje nga shteti, dje po pinim kafe dhe kërkonim zgjidhje nga inxhinieri por na rrahën.

Nëse ka shtet duhet të veprojë. Njoftuam dje policinë por erdhi pas dy orësh. Ne jemi vonuar shumë për në spital se nuk vinte ambulanca, kemi mbërritur me vonese në spital në gjendje të rëndë. Policia s’kishte makine me të na çonte tek spitali i Traumës. Policia ka frikë nga ata.

Kushëriri im Bilbil Maja është ne gjendje të rëndë, ka dëmtime në koke e trup e kemi çuar në spital privat. Kërkoj drejtësi dhe dëmshpërblim për shtëpinë.  Na kanë dëmtuar shtëpinë dhe na kanë rrahur. Nuk ua fal sa t’i bie dieli tokës.”- thotë Jashari për Report Tv.

Banorërt tregojnë se nuk është hera e parë që ata ankohen por nuk kanë zgjetur zgjidhje.

"Ne kemi protestuar per guroren, por nuk eshte na e dhene zgjidhje nga shteti. Nese ka shtet duhet te veproje" thotë ai.

E gjithë ngjarja ka shokuar opinionin publik dhe kërkojnë reagimin e shtetit.  

"Mjafton të shihni pamjet dhe e kuptoni që aty nuk janë dy palë që përplasen, por një bandë në sulm. Për fatin tonë të keq, kjo bandë nuk është e vetme. I hasim çdo ditë sapo kalojmë pragun e shtëpisë, dhe ty si qytetar nuk mbetet gjë tjetër veç ti lutesh Zotit mos të kesh të njëjtin fat si dy vëllezërit Maja. Inegzistenca e shtetit prodhon banda dhe viktima. Kam muaj që nuk kam lenë agjenci shtetërore apo dhe polici bashkiake që kërkoj ndërhyrjen e tyre, pse dikujt i ka shkrepur në mendje të bëj biznes në mes të një kompleksi banimi.

Zhurma e biznesit të tij është e llahtarshme. Jetesa është bërë e pamundur për të paktë 6 hyrje apartamentesh. Të gjithë në hesap të vetë ia janë drejtuar shtetit. Reagimi 0. Zotnia vazhdon punën e vet i pa trazuar, nga institucionet apo nga shteti, edhe në këtë moment që po shkruaj këto rreshta. Nuk di kush e ka këtë biznes, por sapo pash pamjet me zuri frika. Unë dhe gjithkush që ankohet mund të ketë të njëjtin fat. Ndaj, kolegë të mi, ju lutem shumë kurseni të paktën fjalët se familja Maja ishte në konflikt me fisin Rrahja. Mos sot, nesër të gjithëve mund të na qëlloj të jemi në këto situata, për arsyen e thjeshtë se shteti është në anë të banditëve
" shkruan gazetarja Lindita Çela.

Ora 16:54
Video e dhunës barbare/ Djali i deputetit Rraja godet me shkop gome Bilbil Majën edhe pse kishte humbur ndjenjat, pse policia s'e përmend asgjëkundi?

Ngjarja në Borizanë që ka shokuar opinionion, ka ngritur hije të mëdha dyshimi.

Ajo që ndodhi në Borizanë të Krujës, jo vetëm është nga ato ngjarje që trondit keq  opinionin për dhunën dhe agrisivitetin e një grupi burrash ndaj dy kushërinjëve që me të drejtën e tyre donin të ruanin shtëpitë nga tritoli i gurores, por ka implikuar rëndë policinë.

Edhe pse nga fillimi i videos deri në fund të saj, Rexhep Rrahja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrahja, shfaqet duke ushtruar dhunë mbi kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, policia në të dy komunikatat zyrtare nuk e ka përmendur emrin e tij.

Rexhep Rrahja, siç edhe shikohet në video, është një i ri i shëndoshë i veshur me bluzë të zezë dhe pantallona xhinse të shkurtra. Në dorë ka një shkop bejzbolli, dhe qellon pa ndërprerje Bilbil Majën edhe kur ai nga goditjet për përfundon i shtrirë në pllakat e lokalit.

Rexhepi nuk ndalet po i thyen gjymtyrët Majës ndërsa në sfond degjohen ulërimat Vrite, Vrite. Në anë të Rexhepit, djalit të deputetit, qendron xhaxhai i tij Flamur Rraja i cili ka edhe pistoletën në dorë.
Jo pak më larg, është xhaxhai tjetër i tij, Xhelal Rraja zotëria i shkurtër me bluzë të zezë, që mban diçka në dorë, ndoshta armë.

Ai u shoqërua të enjten, 6 korrik, si autor i dhunës, dhe pas marrjes në pyetje u la i lirë.  Në një njoftim zyrtar të kësaj të premteje, policia e shpalli në kërkim.

Historia e Xhisiela Malokut

Rrahjat nuk janë të panjohur për policinë dhe për opinionin publik. Bëmat e tyre janë mbyllur shumë shpejt, përmes mungesës së dëshmitarëve, kryesisht të frikësuar. Rexhep Rrahja 29 vjeç u bë i njohur për publikun në rastin e Xhisiela Malokut e cila më 21 korrik 2018 në komisariatin nr. 3 denoncoi për përndjekje ish-të dashurin Rexhep Rraja.  Sipas saj, edhe pse kishin një vit të ndarë, ajo ishte rrahur e dhunuar disa herë. Ajo shkonte në disa komisariate, por nuk e conte ceshtjen deri në fund.

Ishte ish oficeri i Policisë Emiljano Nuho ai që tha se 25-vjeçarja nuk arrinte të kryente kallëzimin pasi kërcënohej me jetë nga ish i dashuri dhe të afërmit e tij. Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator të 2018, pasi ish-oficeri Nuhu, denoncoi në media kërcënimet për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Publikisht pas denoncimeve në komisariatin numër tre dhe atë të Fushë Krujës, Xhisiela Maloku në media ndryshoi qëndrim duke thënë se problemet me Rexhepin do t'i zgjidhte vetë dhe gjithçka e kishte bërë nga xhelozia se Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër.  Rrahja u ndëshkua vetëm me një vit shërbim prove, kurse oficeri u arratis.

Të shoqëruar për dhunën në Krujë 

  1. Ineidi Rraja, 23 vjeç,
  2. Eni Kullaj, 27 vjeç,
  3. Kujtim Përdaku, 57 vjeç,
  4. Andi Rraja, 28 vjeç,
  5. Përparim Rraja, 65 vjeç,
  6. N. M., 35 vjeç,
  7. L.  Rr., 54 vjeç,
  8. D. Rr., 31 vjeç.

Nga këta, policia ka arrestuar 4 persona dhe të tjerët janë lënë të lirë.

Të arrestuar 
  1.  Ineidi Rraja, 23 vjeç 
  2. Eni Kullaj, 27 vjeç
  3. Kujtim Përdaku,  57 vjeç
  4. Andi Rraja 28 vjeç
Në kërkim janë shpallur shtetasit
  1. Xh. Rr., 65 vjeç,
  2. F. Rr., 55 vjeç,
  3. K. Rr., 31 vjeç.
Ora 16:20
Dalin fotot, të gjakosur e me plagë të rënda, gjendja e dy kushërinjve Maja pasi u dhunuan me shkopinj gome nga anëtarë të fisit të deputetit Rraja

Një ngjarje është e rëndë është regjistruar dje në Fushë Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja kanë dhunuar me shkopinj gome dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë të një lokali. Shkak për këtë dhunë është bërë protesta dhe ankesa e tyre për një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet.

Bilbil dhe Jashar Maja ishin ankuar në polici për minat në guroret e Përparim Rrajës. Kjo ka bërë që anëtarë të fisit Rraja të rrahin dy kushërinjtë, ndërsa siç shihet edhe nga fotot, ata kanë marrë plagë të rënda.

Sakaq, policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit e Rrahman Rrajas, Xhelal dhe Flamur Rraja.

Ora 15:48
U dhunua barbarisht nga fisi Rraja, Jashar Maja për Report Tv: Policia ka frikë nga ata, erdhi pas dy orësh! Na rrahën, s’ua fal sa ti bie dielli tokës

 

Jashar Maja është prononcuar për Report Tv dhe kërkon drejtësi. Ai shprehet se kanë protestuar disa herë në atë zonë dhe thotë se policia ka frikë të reagojë për fisin Rraja të cilët ditën  djeshme i kanë dhunuar brutalisht në mes të lokalit së bashku me kushëririn e tij, Bilbil Majën. Jashari thotë se kushëriri i tij ndodhet në gjendje shumë të rëndë ndërsa shton se nuk ka për t’ja falur asnjëherë fisit Rraja dhunën dhe dëmin që u ka bërë në banesa.

“Ne po pinim kafe me djalin e xhaxhait dhe me inxhinierin Fredi Llupo i thamë inxhinierit për minat se na kanë dëmtua shtëpitë. pas 2 minuta sa kishim porosit kafen kane ardhur 10-15 vete fisi Rraja na kane goditur na kanë dëmtuar. Po diskutonim për plasjen e minave por s’na lanë na qëlluan me çdo gjë. Unë si kam borxh Xhelal Rrajës. Duhet ti dënojë shteti nëse nuk vepron shteti kjo pune do zgjidhet individualisht. Ne kemi protestuar për guroren, por nuk është na e dhënë zgjidhje nga shteti, dje po pinim kafe dhe kërkonim zgjidhje nga inxhinieri por na rrahën.

Nëse ka shtet duhet të veprojë. Njoftuam dje policinë por erdhi pas dy orësh. Ne jemi vonuar shumë për në spital se nuk vinte ambulanca, kemi mbërritur me vonese në spital në gjendje të rëndë. Policia s’kishte makine me të na çonte tek spitali i Traumës. Policia ka frikë nga ata.

Kushëriri im Bilbil Maja është ne gjendje të rëndë, ka dëmtime në koke e trup e kemi çuar në spital privat. Kërkoj drejtësi dhe dëmshpërblim për shtëpinë.  Na kanë dëmtuar shtëpinë dhe na kanë rrahur. Nuk ua fal sa t’i bie dieli tokës.”- thotë Jashari për Report Tv.

Ora 14:04
Dhuna barbare ndaj dy kushërinjve Maja në Krujë, shoqërohet në polici pronari i gurores, i afërm i deputetit të PS-së

1688725102_foto.jpg

Pronari i një guroreje në Borizanë të Krujës, kushëriri i deputetit Rrahman Rraja, është shoqëruar nga policia pas një episodi të tmerrshëm dhune ndaj dy kushërinjve, banorë të fshatit që ishin ankuar vazhdimisht se shpërthimet i dëmtonin shtëpitë.

Kushërinjtë Maja u dhunuan në një lokal në Thumanë me shkopa bejsbolli nga një grup i madh i fisit Rraja, të cilët filmuan të gjithë momentin e sulmit. Në kërkim u shpallën dy vëllezërit e deputetit, Flamur dhe Xhelal Rraja, jo vetëm pjesë e sherrit, por edhe të pajisur me armë.

Pronari i gurores, për të cilën sipas policisë ka leje shfrytëzimi është Përparim Rraja, i afërm i deputetit të Krujës. Ai është shoqëruar për tu marrë në pyetje nga uniformat blu, bashkë me tre persona të tjerë, në lidhje me këtë episod dhe pretendimet e familjes Maja se gurorja e tij po u shkatërron shtëpitë.

Ora 14:03
Sherri për guroren/ Flet i plagosuri në Borizanë: Më goditën me tyta armësh, i afërmi im është në gjendje shumë të keqe në spital

 

Jashar dhe Bilbil Maja janë dy të plagosurit nga sherri që ndodhi të enjten pasdite në në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku disa persona i goditën me shkopa bejsbolli dhe grushte për zhurmat e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Jashar Maja ka folur në rrjetet sociale duke zbuluar detajet nga ky moment i rëndë, teksa ndër të tjera ka treguar edhe se si është gjendja shëndetësore e djalit të xhaxhait të tij, Bilbil Majës.

“Ishim në autostradë te një lokal po pinim kafe dhe në atë moment çuni i xhajës kishte lene takim me inxhinierin e gurores. Edhe duke diskutuar me të për problemin e guroreve që mos t’i bënim me rendiment më të ulët minat se na shëmben shtëpitë.

Atëherë jemi ulur në kafe të tre dhe nuk ka zgjatur asnjë minutë, kanë ardhur ata Rrajat. Na kanë goditur me shkop gome, me tyta armësh. Kanë pasur armë se thonë nuk kanë pasur. Ne kemi dhe video të tjera, ku duken komplet çunat. Ka qene Xhelali, Përparimi, Flamur Rraja, kemi njohur shumë.

Kemi marrë policinë në telefon pasi kanë ikur ata. Kam tërhequr çunin e xhajës zvarrë dhe kam dal në rrugë. Policia erdhi pas dy orësh. Ka ardhur një patrullë që ishte më afër dhe ka ardhur për dy orë. Na kanë shoqëruar në Komisariatin e Fushë Krujës dhe më pas në Spitalin Ushtarak.

Gjendja është shumë keq. Ka dal nga spitali ushtarak dhe e kemi çuar në një spital më të specializuar privat. Unë kërkoj drejtësi nga shteti, nëse nuk vepron, nuk ia fal Xhelal Rrajës. Kam vetëm tre vjet që kam hyrë në shtëpi dhe instalimet i kam akoma pa vënë”, u shpreh Jashari.

Ora 13:28
Flet i vëllai i njërit prej të dhunuarve: Bilbil Maja ka thyerje e dëmtime në kokë! Gurorja e Rrajave po na shkatërron shtëpitë! Edhe sot ka shpërthime

1688729449_1688725102foto.jpg

Në një intervistë telefonike për Report TV Lulzim Maja tregon se çfarë ndodhi dje në lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe ankohen se gurorja në Borizanë po u shkatërron banesat. 

Ai thotë se gjëndja shëndetësore e Bilbil Majës mbetet e rëndë. Bilbili është personi i veshur me bluzë blu dhe në videon e dhunës është shënjestra e pjesëtarëve të fisit Rraja.

“Bilbili është djali i xhaxhait tim. E kemi çuar në mëngjes në një spital privat pasi gjëndja është e rëndë. Ka thyerje krahu, këmbësh. Ka dhe dëmtime në kokë nga goditjet por urojmë të mos jenë të rënda. Kurrizin e ka të zi nga goditjet” tha ai në një prononcim telefonik për Report TV.

Lulzim Maja është vëllai i Jashar Majës dhe kushëriri i Bilbil Majës, të cilët janë dhunuar me shkopinj gome e bejsbolli dhe janë qëlluar me grushta e shkelma. 

I keni identifikuar se kush janë personat që ju dhunuan?

“Të gjithë kanë lidhje me guroren. Personalisht nuk i njoh me emër por të gjithë”

Ku banojnë dhe pse janë shqetësuar për guroren

”Jemi 200 metra në vijë ajrore larg gurores. Ka male plot të shkojnë atje. Edhe sot në këto momente, edhe pse ka ndodhur ngjarja, gurorja vazhdon punën.

Po pse ishte takimi në lokal?

Sipas deklaratës ë vëllait tim dhe çuni të xhaxhait ata janë takuar me inxhinierin e gurores për ti kërkuar të ulin dorën e shpërthimeve se po na shkatërrojnë banesat

Ora 13:01
Dhuna barbare në Krujë për guroren e Rrajave, vihen në pranga 4 dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

1688727902_flamurrraja.jpg

Flamur Rraja (në të majtë) dhe në të (djathtë) Flmur Rraja duke i drejtuar pistoletën qytetarit Bilbil Maja

Dy kushërinjtë Bilbil Maja dhe Jashar Maja janë dhunuar brutalisht nga një grup personash për shkak se u ankuan se gurorja në pronësi të kushëririt të deputetit Rrahman Rraja po u dëmtonte banesat.

Policia thotë se ka shoqëruar në komisariat 8 autorët e dyshuar për ngjarjen e djeshme.

Të shoqëruar 
  1. Ineidi Rraja, 23 vjeç,
  2. Eni Kullaj, 27 vjeç,
  3. Kujtim Përdaku, 57 vjeç,
  4. Andi Rraja, 28 vjeç,
  5. Përparim Rraja, 65 vjeç,
  6. N. M., 35 vjeç,
  7. L.  Rr., 54 vjeç,
  8. D. Rr., 31 vjeç.

Nga këta, policia ka arrestuar 4 persona dhe të tjerët janë lënë të lirë.

Të arrestuar 
 
  1.  Ineidi Rraja, 23 vjeç 
  2. Eni Kullaj, 27 vjeç
  3. Kujtim Përdaku,  57 vjeç
  4. Andi Rraja 28 vjeç


Në kërkim janë shpallur shtetasit

  1. Xh. Rr., 65 vjeç,
  2. F. Rr., 55 vjeç,
  3. K. Rr., 31 vjeç.

 

Sipas policisë, shtetasit e mësipërm, ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, kanë goditur me sende të forta shtetasit Bilbil Majën dhe Jashar Majën, dhe shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit Përparim Rraja, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Njoftimi i policie 

Gjatë operacionit për kapjen e këtyre shtetase u angazhuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Tiranë dhe Reparti Special RENEA.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me një konflikt në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J.  M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja, dhe të Repartit Special RENEA, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë, shtetasit:

- I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, P. Rr., 65 vjeç, N. M., 35 vjeç, L.  Rr., 54 vjeç, D. Rr., 31 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë ndalimi i shtetasve I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç,  A. Rr., 28 vjeç, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Rr., 65 vjeç, F. Rr., 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç.

Shtetasit e mësipërm, ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., dhe shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ora 12:13
U ankua për guroren, vëllai i deputeti të PS-së i vë pistoletën në kokë personit të dhunuar brutalisht nga fisi Rraja

1688724386_foto.jpg

Fisi Rraja nga Kruja ka dhunuar brutalisht me shkopa gome, bejsbolli e madje kanë kanosur me armë në kokë kushërinjtë Bilbil Maja dhe Jashar Maja, pasi këta të fundit u ankuan për punimet në një gurore në Borizanë, e cila është në pronësi të fisit Rraja.

Report Tv mëson se personi i cili mban pistoletë në dorë dhe shihet qartë në video është vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rrajës, Flamur Rraja. Ai i drejton pistoletën në kokë personit të dhunuar, Bilbil Maja  i cili ka përfunduar pa ndjenja në tokë pasi është dhunuar brutalisht nga pjesëtarë të fisit Rraja.

Ora 11:05
Dhunohen barbarisht se u ankuan për guroren, FNSH e RENEA zbarkojnë në Nikël e Tapizë

1688724386_foto.jpg

FNSH dhe RENEA kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në Nikël dhe Tapizë. Qëllimi ka qenë ndalimi i personave të cilët dhunuan dje dy kushërinjt Maja në një lokal aksin Fushë Krujë – Thumanë.

Aksioni ka nisur që në orët e para të mëgjesit dhe burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona të tjerë.