Amortizimi i urës në Troshan të Lezhës rrezikon jetën e banorëve: Dërrasat janë kalbur (VIDEO)

Ura në të cilën kalojnë banorët e fshatit Troshan, në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë, ka degraduar plotësisht. Pavarësisht se kanë kaluar pak vite nga ndërtimi i saj me kontributin e vetë banorëve, amortizimi i urës është i dukshëm, duke rrezikuar kalimin e automjeteve.

Banoret shprehen se jeta e tyre është në rrezik, pasi dërrasat janë kalbur dhe mbrojtëset anësore mungojnë, ndaj kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt të jetë e mundur. Janë më shumë se 300 banorë të Troshanit të cilët për t’u lidhur me qendrën administrative i’u duhet të kalojnë në këtë urë e cila vetëm emrin ka të tillë, pasi nuk ofron asnjë siguri për kalimtarët.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë