Turizmi këtë vit është në qendër të vëmendjes për qeverinë shqiptare. Kohët e fundit po flitet shumë për të bërë Shqipërinë sa më atraktive për të huajt, por problemi kryesor në Shqipëri mbetet infrastruktura e cila në shumë raste është tërësisht e amortizuar.
E tillë është edhe rruga e fshatit Pojan, rrugë e cila të çon në parkun arkeologjik të Apolonisë. Ajo është tërësisht e rrënuar dhe shumë turistë janë kthyer mbrapsht për këtë problem. Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Durmishi shprehet se rruga është mjaft e amortizuar, por presim që të ndërhyhet për përmirësimin e saj.
Edhe banorët e fshatit Pojan e shprehin këtë shqetësim pasi përveç parkut ata e kanë shumë të vështirë që të shkojnë në shtypit e tyre. Rruga që të çon në parkun e Apolonisë ndodhet në këtë gjendje prej shumë kohësh, ndërsa bashkia e Fierit ka ndërhyrë vetëm në disa pjesë të saj. Ndërkohë që në një gjatësi të konsiderueshme rruga nuk është prekur prej vitesh.