Arrestohet polici i patrullës në Fier! Në banesë i gjejnë kokainë, kushërinjtë ia shisnin tek lokali i tij në Patos! Në pranga edhe i dyshuari për trafik armësh në Greqi (EMRAT+VIDEO)

FIER -  Efektivi i Policisë së Fierit, Lorenc Gropa, kishte kthyer lokalin në pronësi të tij në Patos në vatër të shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë, polici bashkëpunonte me 2 kushërinjtë e tij, Klevis dhe Ledjon Gropa, të cilët kujdeseshin që brenda lokalit ta shisnin drogën. Aktivitetin kriminal e ushtronin prej disa muajsh, ndërsa ishte pikasur nga organet e hetimit, çfarë detyroi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore të nis hetim.

Për të siguruar prova, AMP arriti të dërgonte agjentë të infiltruar për të kryer blerje të simuluar brenda lokali, e cila sipas burimeve është bërë disa herë. Pas provave, të cilat ishin tashmë të kopsitura, AMP iu drejtua Gjykatës së Fierit dhe me vendimin në duar bastisi lokalin dhe banesat e personave të dyshuar.

Në shtëpinë e policit Lorenc Gropa u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 41,25 gr kokainë, 2 cigare hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një pistoletë TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë. Nga operacioni u arrestuan, përveç policit, edhe dy kushërinjtë e tij bashkëpunëtor.

Kur AMP po e konsideronte operacionin të mbyllur, një tjetër fakt doli në dritë nga këqyrja e aparateve celular. Në telefonin e babait të policit, Maliq Gropa, u gjetën disa biseda me Skerdilajd Levendin, i cili nuk kishte dalë më herët në skenë, ku shkruanin për trafik të armëve në drejtim të Greqisë. AMP arrestoi Levendin, ndërsa në gjendje të lirë po heton babanë e policit.

“Nga veprimet hetimore progresive në vijimësi si deklarimet dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek të shtetasit Skerdilajd Levendi, i cili u arrestua për "Trafikim i armëve dhe municioneve", pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme”

Në dy muajt e fundit, lokali ku kryhej shitja e lëndës narkotike ishte dhënë me qira te Bruno Festimaj, të cilit nuk iu gjet drogë por lojëra fati të palejuara, dhe për këtë po hetohet në gjendje të lirë. Burimet thonë se gjatë hetimeve për dokumentimin e veprimtarisë kriminale është vërejtur një kujdes i shtuar i vetë policit në lokal, ndërsa punën kryesore të shitjes ua kishte lënë kushërinjve.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi Bruno Festimaj, i dyshuar për "Organizim i lojërave të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara", si dhe shtetasi Maliq Gropa, i dyshuar për "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Ndaj policit dhe 5 personave të tjerë kishte dhe një urdhërekzekutimi të firmosur nga Gjykata e Fierit.

Te arrestuar
Lorenc Gropa (polici)
Klevis Gropa
Ledjon Gropa
Skerdilajd Levendi
Te proceduar
Maliq Gropa
Bruno Festimaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, finalizoi operacionin për goditjen e një grupi kriminal në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Lorenc Gropa, me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier, si dhe shtetasit Klevis Gropa dhe Ledjon Gropa të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë Lorenc Gropa u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore progresive në vijimësi si deklarimet dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek të shtetasit Skerdilajd Levendi, i cili u arrestua për "Trafikim i armëve dhe municioneve", pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi Bruno Festimaj, i dyshuar për "Organizim i lojërave të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara", si dhe shtetasi Maliq Gropa, i dyshuar për "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Vijojnë hetimet për përfshirjen e mundshme të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari të paligjshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Detaje te reja/ Arrestimi i policit në Fier, agjentët e infiltruar blenë drogë tek lokali i tij! Telefoni i të atit zbuloi trafikantin e armëve me Greqinë

1716626023_finalprojekt.00190013.Still199.jpg

Zbulohen detaje të reja lidhur me arrestimin e policit të patrullës së komisariatit të Fierit.,Lorenc Gropa, në banesën e të cilit u gjet një qese me gati 42 gr pluhur i bardhë e dyshuar kokainë.

Burime nga Report Tv e Shqiptarja.com bëjnë me dije se prej disa muajsh zhvillohej aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike në lokalin bar cafe në Patos të cilin polici e kishte në pronësi por menaxhohej nga kushëriri i tij, i cili dyshohet se ishte personi kyç që bënte shitjen e lëndës narkotike.

Vetë polici kujdesej që të mos dilte shumë në skenë. Pas informacioneve dhe dyshimeve kanë qenë agjentë të AMP që kanë kryer disa herë blerje të simuluar në local, duke u shtirur si klientë.

Dy muajt e fundit, lokalin mësohet se ia kishin dhënë me qira një tjetër personi.

Gjatë kontrolleve policia ka bërë dhe verifikimin e telefonave, mes tyre dhe të të atit të policit, Maliq Gropa.  Aty rastësisht kanë zbuluar rastin e trafikut të armëve në Greqi për të cilën është arrestuar dhe Skerdilajd Levendi i implikuar dhe në trafikun e armëve me shtetin grek.

Burimet bëjnë me dije se  në celularin babait të policit janë gjetur komunikime me Skerdilajd Levendin për të dërguar armë në Greqi.

Ora 10:24
FOTO e policit të arrestuar në Fier, në banesë i gjejnë doza me kokainë, hashash e peshore

1716625284_lorencgropa.jpg

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e Lorenc Gropës me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier I cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Ai akuzohet se është pjesë e grupit të personave që shisnin lëndë narkotike, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushka: 25/05/2024 16:08

    Habitem si e shpopulluat kete vend i larguat eliten me te mir te ketij vendi jasht duke e perndjekur duke e percare duke i ber terror. Profesionistet u larguan sepse ne vendin e tyre nuk kishte vend per to. Do vijne filipinas edhe somalez per kerkesat e punes sepse ska me as njerez e as profesioniste. Ky eshte politika rilindjes nje rilindje per cdo filipinez e shqiptaret moren udhet sdien ku jan. Si more polic qe shet droge edhe dilni e thoni standarte. Skandal. Nje agoni loje fati apo ndoshta nje idiot qe qeveris e nuk di cbehest me ne kete vend i ka dal busulla jasht kontrollit. Si u kantandis ky vend nuk kam me fjale... E pamundura behet e mundur edhe mundura behet e pamundur. Besoni ne spak ne edi ramen ne sali videocall edhe ne ilir meten. Mos harrojme kryekomandantin arushin tao tao me kopentencat me te medha se kryeministri. E shkrumbuat kete vend o te degjeneruar e kut e kesh syte nga zoti nga qeveria apo nga eprori i punes...ah medet ky vend me nje polic 1e duhet te kape shperndaresit edhe nderkohe bejme ndonje lek extra vete duke marre ne qafe kushedi sa perdorues e duke fituar disa 5p euro sepse rroga e shteti nuk justifikon asgje. Shqiperia romani pa sens e pa fund...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb