AMSTERDAM – Kryeqyteti i Amsterdamit me ndërtesat historike të shekullit 17 paraqet një nga qytetet me arkitekturë më të bukur dhe më të vjetër në Evropë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në Amsterdam ka pesë kanale kryesore dhe rreth 160 kanale më të vogla të cilët e ndajnë qytetin në 90 ishuj të vogël dhe për këtë arsyje shpesh quhet edhe “Venediku i Evropës Veriore”.

Kanalet e Amsterdamit të projektuar në shekullin e 17-të janë të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Amsterdami është një nga qytetet e para të Evropës veriore me plan urbanistik.

Qendra e qytetit është Sheshi Dam ku ndodhet pallati mbretëror nga shekulli i 17-të. Në pjesën lindore të qytetit ndodhet kvarti i dikurshëm hebre me shtëpinë e Rembrandit e cila është shndëruar në një muze.

Kryeqyteti holandez është plot me muze dhe galeri. Një nga më të njohurit është Muzeu Shtetëror (Rijksmuseum) me koleksionin më të madh të artit holandez, Muzeu i qytetit, Muzeu i Van Goghut dhe Muzeu Tropical...

Deri më sot janë ruajtur disa pjesë të strukturave mbrojtëse rreth qytetit, ndërkohë që shumica e rrugëve përgjatë kanaleve është e dekoruar me pemë të shumta.

Përgjatë kanaleve të qytetit ndodhen edhe shtëpitë e tregtarëve, tipike me fasada të larta eropianoveriore.



Marrë nga Anadolu Agency

Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)