Anëtarësimi,bizneset do të paguajnë
22 milionë euro për Dhomat e Tregtisë
Janë rreth 151 mijë biznese që do të jenë të detyruara nga 1 janari, që të paguajnë për anëtarësimin e detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë, pas miratimit të ligjit të ri të Dhomës së fundmi nga Kuvendi.
Janë rreth 151 mijë biznese që do të jenë të detyruara nga 1 janari, që të paguajnë për anëtarësimin e detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë, pas miratimit të ligjit të ri të Dhomës së fundmi nga Kuvendi. Sipas të dhënave të INSTAT, për “Ndërmarrjet aktive sipas qarqeve dhe formës ligjore”, deri në fund të vitit 2015 ishin rreth 133 mijë biznese persona fizikë dhe juridikë të regjistruar në vend (përjashtuar fermerët). Duke shtuar dhe rreth 18 mijë biznese që janë hapur këtë vit, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në total numri i tyre është në rreth 151 mijë.
Rreth 121 mijë biznese janë persona fizikë, që do të paguajnë nga 1000 lekë në vit, sipas përcaktimit në ligjin e ri, pra rreth 900 mijë euro.
Barrën më të lartë do ta kenë subjektet juridike, që do të detyrohen të paguajnë është jo më pak se 3. 000 (tremijë) lekë dhe jo më shumë se 100. 000 (njëqindmijë) lekë, pa dhënë një përcaktim të qartë se si do bëhet ndarja, por duke ia lënë në dorë Asamblesë së dhomës sipas kategorizimit. Janë rreth 30 mijë subjekte juridike në vend, sipas INSTAT, që do të duhet të paguajnë maksimalisht deri në 2.9 miliardë lekë, apo rreth 21 milionë euro.
Në total, nëse të gjitha bizneset do të paguanin për anëtarësimin e detyrueshëm në dhomën e tregtisë, ata do të shpenzonin më tepër maksimumi rreth 3 miliardë lekë, apo 22 milionë euro në vit, krahas detyrimeve të tjera që i paguajnë shtetit. Gjysmën e kësaj shume për dhomat, pritet ta paguajnë bizneset e Tiranës, ku janë të përqendruara 50% e subjekteve juridike dhe 37% e personave fizikë.
Teksa sipas të dhënave të buxhetit 2015, rezulton se të ardhurat nga tatim fitimi ishin rreth 25 miliardë lekë (rreth 181 milionë euro), taksa e re e fshehtë e shtuar për bizneset për anëtarësimin e detyrueshmën në dhoma do të jetë sa rreth 12% e tatim fitimit që ata paguan në 2015-n. (Monitor)
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23