Anëtarët e PS e PBDNJ ikin nga
KQZ, debate për largimin e Muhos
Anëtarët e KQZ-së të propozuar nga PS dhe PBDNJ kanë lënë mbledhjen në shenjë proteste për votimin e PD-së pro largimit të kolegut të tyre Ilirjan Muho seancën e djeshme nga Komisioni i Ligjeve, por dhe seancës së sotme parlamentare ku pritet të votohet zëvendësimi i tij me emrin e propozuar nga PR.
TIRANË - Anëtarët e
KQZ-së të propozuar nga PS dhe PBDNJ kanë lënë mbledhjen në shenjë proteste për votimin e PD-së pro largimit të kolegut të tyre Ilirjan Muho seancën e djeshme nga Komisioni i Ligjeve, por dhe seancës së sotme parlamentare ku pritet të votohet zëvendësimi i tij me emrin e propozuar nga PR.
Gjatë mbledhjes ka pasur debate mes anëtarëve të KQZ-së.
Zv.kryetari i KQZ-së Denar Biba e ka konsideruar “një ditë të zezë, ditën e djeshme dhe më të zezë akoma, të sotmen, zëvendësimin e komisionierit të LS-së në KQZ.” Ai theksoi se ajo cënon pavarësinë e institucionit që administron zgjedhjet.
"Kur marrim detyrën betohemi se do të jemi të pavarur dhe do të mbrojmë integritetin e KQZ-së. Ligji parashikon të jemi një institucion i pavarur dhe për t'u dhënë shqiptarëve besimin te shteti i së drejtës. Uroj të mos i kenë numrat që të mos e votojnë këtë kërkesë, që dhunon ndarjen e pushteteve", tha Biba.
Kryetarja e KQZ-së i ka thënë Bibës se ai mund të flasë për çfarë të dojë në mbledhjen e sotme, por fjalimi i tij është shumë politik dhe se kjo çështje nuk është pjesë e vendimmarrjes së KQZ-së, por e Kuvendit, ndërsa Biba është përgjigjur se “është me shpirt”.
Anëtarja e PS-së, Albana Shtylla ka ndërhyrë duke cituar Kodin për anëtarët e KQZ-së dhe ka akuzuar se komisionerët po trajtohen si kukulla lecke, që ndërrohen sa herë ka nevojë politika. "Këto që po ndodhin ndaj kolegut tonë janë në kundërshtim me atë që rekomandojnë instituconet e huaja |larg duart nga KQZ-së. Bëjeni pra, këtë me vepra."- tha Shtylla.
Anëtari Osmanaj u shpreh "Unë kam respekt për kolegun, por ju e politizuat çështjen. Është diçka tjetër puna që bën politika. Nuk cenohet organizimi i zgjedhjeve nga këto, por nga politizimet."
Pas debatit anëtarët e propozuar nga opozita u larguan nga salla, dhe për shkak të mungesës së kuorumit kryetarja u detyrua të anullojë mbledhjen, duke njoftuar për thirrjen e saj ditën e hënë.
(arsh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.7%
-
Jo
24.2%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 719
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55