Anëtari i LSI në KQZ, Berisha:
Kujtoni marrëveshjen e 2003-shit

TIRANE - Kryeministri Berisha ka deklaruar pasditen e sotme, se kërkesa e të djathtëve bazohet në marrëveshjen e vitit 2013, e cila përcakton balancën në KQZ në raport 4 me 3 në favor të qeverisë.

“Në shekuj parim themelor i funksionimit të shtetit të marrëdhënieve ka qenë dhe mbetet respektimi i marrëveshjeve, ndaj dhe është thënë “marrëveshjet janë për t’u nderuar”. Në vitin 2003 me ndërmjetësim të fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar, me ekspertët më të mirë të këtij komuniteti është firmosur marrëveshja, midis ish-kryeministrit të vendit dhe kryetarit të PD mbi të cilin është vendosur që KQZ do të jetë i balancuar. Qeveria shumicë, pakica kontrollon. Është vendosur raporti 4 me 3 dhe i është dhënë fuqi bllokuese pakicës. Mbi këtë bazë dhe ishim opozitë, ne erdhëm në pushtet, opozita u tregua e arsyeshme, pranoi plotësisht këtë marrëveshje dhe KQZ u formatua 4 me 3 në favor të qeverisë. Kjo ndodhi në zgjedhjet e 2007 në zgjedhjet e 2009. Kjo ndodhi në kodin e ri të 2013. Balanca!”, theksoi kryeministri.

Gjatë mbledhjes me krerët e PD-së në rrethe, shefi i mazhorancës tha lëvizjet e forcave politike nuk duhet të cënojnë institucionet.

“Forcat politike bëjnë marrëveshjet e tyre, sipas parashikimeve që ato kanë, sipas vlerësimeve që ato bëjnë. Po kjo nuk do të thotë se i marrin institucionet në shpinë. Shkon te tjetri, po institucioni duhet i balancuar, nuk mund të balancohet se vrapojnë forcat politike. Nuk mundet, është fryma e kushtetutës ajo që përcakton rolin e shumicës dhe të pakicës. Institucionet janë të palëkundshme”, nënvizoi Berisha.

MARREVESHJA E 2003, BERISHA: I HAPUR PER NEGOCIATA
Kryeministri deklaroi gjithashtu se është i hapur për të negociuar në lidhje me marrëveshjen e 2003-shit. “Po hajd të negociojmë marrëveshjen po të duam, s’jam kundër..por kjo që është në fuqi do të zbatohet...ky është princip i pamohueshëm..kur të duash këtu jam hapim negociatat, mendohu mirë”, iu drejtua kryeministri liderit socialist.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët