Ana e errët e Everestit/ Ngrohja globale zbulon trupa alpinistësh të varrosur nën akull

Ana e errët e Everestit/ Ngrohja globale zbulon trupa alpinistësh të varrosur nën akull

Trup alpinisti i zbuluar për shkak të ngrohjes globale

Të ngjitesh në malin më të lartë në botë konsiderohet si një sukses, por jo të gjithë ata që e kanë provuar ja kanë arritur qëllimin.

Rreth 4.800 alpinistë kanë arritur deri më tani me sukses të ngjisin malin Everest, por mbi 300 të tjerë kanë humbur jetën në tentativë për ta ngjitur.

Si rezultat i ngrohjes globale disa akullnaja po shkrihen dhe po tregojnë anën e errët të këtij mali. Trupa të shumtë alpinistësh që kanë mbetur të varrosur nën dëborë dhe akull po zbulohen pas shkrirjes së tyre.

Sipas BBC-së trupat e zbuluar nga ana veriore kineze e malit po merren nga autoritetet për të bërë të mundur identifikimin e tyre.

“Ne hoqëm trupat e disa alpinistëve që vdiqën në vitet e fundit, por tani po paraqiten trupa të vjetër që kanë mbetur të varrosur në dëborë”, tha ish-presidenti i Shoqatës së Alpinizmit të Nepalit Ang Chering Sherpa.

Ekspertët shprehen se e gjithë kjo ka edhe një kostë që llogaritet të shkojë deri në 80.000 dollarë. Autoritetet kanë lançuar njoftime të ndryshe për të ndërgjegjësuar alpinistë të ndryshëm që përpiqen të ngjisin majën e malit Everest.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite