Ana tjetër e COVID-19...Në shtëpi me njerëzit e zemrës! Artistët kreativë edhe në karantinë, humor e mesazhe sensibilizuese

Gjatë këtyre ditëve kaotike, në betejën me Virusin Korona (Covid-19), brenda dyerve të shtëpive çdokush përpiqet të mposht rrezikun, frikën, por pse jo ta shfrytëzojë këtë kohe për të rizbuluar vlerat e detajeve në dukje të thjeshta. Përtej ankthit të së panjohurës figura të botës së artit, tregojnë për “ReportTV” se si e menaxhojnë këtë mbyllje të imponuar nga një faktor mikroskopik. Koha me familjen, zhvillimi i një sërë aktivitetesh nga ato kulinaret, tek lojërat, e mbi të gjitha arti, që mbetet kryefjalë për t’u çliruar nga kjo trysni, edhe psikologjike e këtyre ditëve të vështira.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
Video-selfie për Report Tv e pianistes së njohur: Të bëjmë gjëra të bukura pranë familjes

Pianistja Etrita Ibrahimi tregon qëndrimin e saj në shtëpi, pranë familjes. Në krah është edhe djali i saj, Matia, i cili studion piano, pikturon edhe lexon. Ajo shprehet, se kjo periudhë duhet shfrytëzuar për të bërë gjëra të bukura në familje.

Ora 16:02
Nga Zvicra Mimoza Selimi: Virusi nuk ka nacionalitet dhe përkatësi partiake, ju lutem qëndroni në shtëpi

Këngëtarja Mimoza Selimi, e cila në fillim të viteve ‘90 me zërin e saj të ëmbël ka bërë për vete publikun shqiptar, rrëfen masat që janë marrë deri më tani në vendin ku ajo jeton prej 15 vitesh, në Zvicër. Artistja bën apel që të respektohen rregullat, duke qëndruar pranë familjes, edhe duke qenë solidarë me ata që vetëm nuk mundet t’ia dalin. 

Ora 15:55
Me djalin pranë! Video-selfie nga shtëpia e sopranos Eva Golemi: Kur të mbarojë e gjithë kjo, do të përqafohemi

Një mesazh sensibilizues na vjen nga sopranoja Eva Golemi, e cila në mbrojtje vetes, të të afërmve, komunitetit për shkak të virusit Korona zgjedhur që të qëndrojë në shtëpi.

Ora 15:54
Meri File vesh me maskë dhe doreza 'Motrën Tone'

Piktorja e njohur Meri File në një videomesazh për “Report Tv” zbret nga fokusi dramatik nga ku krijon shpesh tablotë e saj, madje duke hequr dorë edhe nga nudot e guximshme e imazhet surreale për të na dhënë një mesazh shumë të ngrohtë e me një sens humori. Meri File ka veshur me maske dhe mbulese izoluese e me doreza pikturën e famshme “Motra Tone” të Kol Idromenos.

Ora 13:35
Moderatorja Fjodora Fjora tregon si po e kalon ditën në izolim: Të jemi bashkë dhe të ndjekim rregullat (VIDEO)

Fjodora Fjora, moderatorja e njohur nëpërmjet emisionit “Rreze Dielli” ka treguar sesi po i kalon ditën e vetëizolimit në shtëpi së bashku me djalin e saj të vogël. Ajo ka thënë nëpërmjet një videoje drejtuar miqve të “Rreze Dielli” se disa nga veprimet që nuk duhet të harroni gjatë ditës është larja e duarve, ushtrimet në kushtet e shtëpisë etj. Në një bashkëbisedim shumë interesant me të voglin e saj, moderatorja bukuroshe na tregon shumëçka nga një ditë e tyre në kushtet e vetëizolimit. 

 

Ora 10:07
Tenori Armaldo Kllogjeri zbulon në karantinë talentin e fshehur...Vajza: Luani hapa dollapa me prindërit! (VIDEO)

Tenori Armaldo Kllogjeri ka ditur si të kalojë kohën në këto ditë izolimi në shtëpi. Pa iu ndarë këngës klasike ai po gatuan bashkë me vajzën e tij bashkë me një mesazh shumë të rëndësishëm për shqiptarët e gjithë botën. Por mesazhin më të ëmbël e ka dhënë vajza e tij e vogël duke këshilluar të gjithë fëmijët se me cfarë të merren gjatë ditëve në shtëpi.

Ora 16:12
Piktori Adrian Cene bashkë me të bijën i japin jetë mureve të shtëpisë gjatë vetëizolimit

Një artist gjithmon e gjen një mjedis për të shprehur talentin e tij, kudo që të ndodhet, qoftë edhe në vetëizolim sic janë këto ditë shumë qytetarë. Piktori Adrian Cene bashkë me të  bijën gjithashtu edhe ajo piktore kanë filluar t’I japin jetë mureve grit të shtëpisë të tyre. Ata kanë shfrytëzuar qëndrimin në shtëpi për të shpalosur shpirtin e artistit që kanë. Nga gri, muret kanë marrë ngjyrë të verdhë, të kuqe, blu e kafe nga duart e tyre të arta.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen