Anaidi i lë makinën që fitoi kushëririt, kapet me pistoletë

Anaidi i lë makinën që fitoi kushëririt, kapet me pistoletë
Anaid Kaloti, fituesi i Big Brother Albania 6, i cili fito një makinë tip Peugeot ia ka dhënë atë për ta përdorur, djalit të hallës së tij, Mario Lushnja, 28 vjeç.

Në orët e para të ditës së enjte, në 02.00, Mario ishte duke ecur me makinën e Anaidit dhe në një moment që po kalonte tek Fakulteti Filologjik, e ka ndalur policia për një kontroll rutinë.

Mario ishte në timon dhe shoqërohej në makinë nga një shok i tij dhe ishin nisur për te një klub nate, “Mai Tai”, ku i priste Anaidi. Por gjatë kontrollit, policia i ka gjetur 25 vjeçarit, një pistoletë të cilën e kishte pa leje dhe bashkë me të edhe pesë plumba pistolete. “Pistoletën e mbaja për qejf”, – mësohet të ketë thënë Mario gjatë marrjes në pyetje në ambientet e komisariatit nr 1 të Tiranës, sipas burimeve të agjensisë noa.al nga ky komisariat.


Ndaj tij pritet të merret masa e arrestit në flagrancë për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pak javë më parë, Parlamenti miratoi ndryshime në Kodin Penal ku akuza e armëmbajtjes pa leje dënohet me jo më pak se shtatë vjet heqje lirie. E ky incident ndoshta i ka prishur rehatin dhe argëtimin Anaidit i cili me të mësuar që kushëriri i tij ishte kapur me armë në makinën që fitoi nga Big Brother, është vënë në lëvizje për të mësuar ecurinë e ngjarjes. ( Burimi noa.al)

(J.H/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron