Anaidi: “Një nga banorët e BB6 është i infiltruar"

Anaidi: “Një nga banorët e BB6 është i infiltruar"
Një nga banorët më të shkathët deri tani në shtëpinë e “Big Brotherit” është padyshim Anaidi, i cili ka zbuluar sekretin e njërit prej banorëve dhe ka kryer me sukses një mision të ngarkuar nga vëllai i madh.

Këtë herë ai ka një ide të re në kokë.



Sipas Anaidit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri njëri prej konkurentëve është i infiltruar.

Ai ka folur për minuta të tëra me Jonildën në pjesën e jashtme të shtëpisë duke i thënë se i përjashton të gjithë nga kjo lloj ideje përveç Joanës.

“Joana është aktorja më e mirë këtu”:- ka thënë Anaidi.



Më tej Anaidi ka theksuar se dyshonte dhe mbi Elenën por përsëri e përjashtoi nga kjo lloj mundësie duke thënë se Elena nuk do ta realizonte dot këtë mision pasi është shumë impulsive.

Ai gjithashtu ka aluduar se mund të jenë dhe dy persona me një mision të tillë dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë ai dyshon për banorin më të ri të BB6, Edberin.

“Unë uroj të mos jetë ashtu, se do të dalë duke kërcyer Napolonin”, shprehet Anaidi në lidhje me Joanën.

(b.t/shqiptarja.com)

3/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin