Analistët: Apeli i PS-së, i drejtë,
qeverinë s'e ndal ligji për vendimet

Analistët: Apeli i PS-së, i drejtë,<br />qeverinë s'e ndal ligji për vendimet
TIRANE - Vendimmarrjet e fundit të qeverisë ende në detyrë janë kthyer në debate për analistët dhe konsitucionalistët në vend. Në një forum për gazetën Shqiptarja.com Artan Hoxha, Blendi Kajsiu, Kristaq Kume si dhe Erjon Braçe komentojnë qëndrimin e kryeministrit të ri kundrejt atij që është në ikje, duke u ndalur më së shumti te termi i qeverisjes në kujdestari.

Edhe pse ligji themeltar i vendit nuk e përfshin këtë term, asgjë nuk e ndalon qeverinë në detyrë që të marrë vendime. Por sipas tyre këto duhet të jenë të menduara shumë mirë.

artan hoxhaARTAN HOXHA "Partia Socialiste dhe Edi Rama nuk po japin asnjë argument nëse ka shkelje të Kushtetutës apo tejkalim të frymës së saj. Pretendimet e PS nisen si përgjigje ndaj disa akteve konkrete të qeverisë siç janë rritje e pagave në korrik e paralajmëruar me kohë apo dhënie e lejeve ndërtimore për disa vepra energjitike përfshirë këtu dhe gazsjellësin TAP. Në fakt këto dy akte të qeverisë janë akte mëse të zakonshme për çdo qeveri. Njerëzit apo bizneset që kanë bërë aplikime për leje dhe liçensa natyrisht që iu duhet përgjigjur në afat. Shteti vazhdon punën normalisht sipas rregullave, kodeve e proçedurave, të cilat kanë afate, dhe njerëzve a bizneseve nuk ka kuptim t'iu thuhet "prisni një muaj fushatë zgjedhore, pastaj tre muaj tranzicion pushteti, pastaj edhe dy a tre muaj sa të ftillohet qeveria e re" se pastaj ja ku fluturojnë gjashtë e më shuë muaj. Lidhur me rritjen e pagave është një mase buxhetore e parashikuar në buxhetin 2013 që kur buxheti është miratuar në dhjetor 2012 e aq më shumë kur dihet që kjo qeveri çdo korrik ka bërë rritje të pagave e pensioneve, e ky rast s'është i pari. Për çdo rast duhet argumentuar nëse është shkelur neni i Kushtetutës e, nëse nuk ka shkleje neni, mund edhe të argumentohet tejkalimi i frymës së saj, por për çështje e akte për të cilat ka argumente e shembuj krahasues e jo kështu siç po e bën PS me stilin se "kështu më duket mua".

blendi kajsiuBLEND KAJSIU: "Kërkesa që qeveria aktuale për ta kufizuar sa më shumë aktivitetin e saj brenda vendimeve të domosdoshme më duket e arsyeshme, sepse tashmë vullneti i elektoratit është shprehur për një shumicë tjetër. Pavarësisht se kjo nuk është përcaktuar në gërmën e Kushtetutës, unë medoj se është brenda llogjikës së frymës politike dhe frymës së demokracisë. Ndoshta kjo mund të kërkojë një ndryshim të mëvonshëm lidhur me periudhën e marrjes së qeverisë së re, mund të ngushtohet periudha sepse është një periudhë tranzitore e gjatë. Gjithësesi ne jemi mësuar me faktin që zgjedhjet kanë mbaruar shumë vonë dhe ky ishte një rast që rezultatet dolën shumë shpejt. Në këtë aspekt kërkesa më duket krejt normale, por dhe qeveria duhet ta ketë vetë parasysh që të marrë vendime sa më korrekte, sepse është një qeveri që nuk është votuar më nga populli. Kushtetuta nuk pengon vendimarrje të tilla domosdoshmërisht, por duhet të kemi parasysh që dhe PD në 2005 bënte pak a shumë thirrje të ngjashme ndaj qeverisë Nano kur u bë privatizimi i Albtelekomit. Këro kërkesa nuk po bëhen tani thjesht nga Rama, por janë bërë dhe më parë nga Berisha. Problemi këtu është që ka gjithmonë dy standarte, një standart kur një parti është në qeveri dhe një standart kur është në opozitë. Një qeveri që nuk përfaqëson më vullnetin e popullit që vendimet duhet të marrin duhet t`i ketë sa më të kufizuara nga qeverisja në ikje."

kristaq kumeKRISTAQ KUME: "Koncepti qeveri në kujdestari nuk ekziston në Kushtetutë. Mandati  kësaj qeverie përfundon kur fillon qeveria e re. Me mbledhjen e Kuvendit në datë 7 shtator, Presidenti i Republikës mandaton kryetarin e mazhorancës aktuale për të formuar qeverinë, dhe pasi qeveria merr votëbesimin në Kuvendin e Shqipërisë, ajo fillon aktivitetin e saj. Në këtë kohë merr fund aktiviteti i qeverisë së mëparshme. Ligji shqiptar nuk parashikon asnjë lloji kufizimi për qeverinë aktuale deri sa qeverisja i kalon mazhorancës pasardhëse. Është tjetër gjë se çfarë mund të kërkosh, ato mund të jenë pjesë e marrëveshjes e ka të plotë të drejtën të marrë vendime sepse është në funksion të plotë qeveria." 



erion braceERJON BRAÇE: "Po bën krim me arkën e shtetit të shqiptarëve! Nuk po arkëton në të; Po shpenzon gjithnjë e më shumë prej saj! Mungojnë shumë shumë para! Shikoni, e kam thënë edhe diku tjetër këtë fakt: Në Qershor 2005, në muajin e fushatës, plani i arkëtimit të të ardhurave ishte realizuar 103%. Në Qershor 2013, në muajin e fushatës, plani i arkëtimit të të ardhurave është realizuar nën 78%. Mungojnë mbi 170 milion dollarë! Ky është dallimi! Poooor, kjo është diferenca që dëshmon krimin me financat publike! Po po, është krim të mos arkëtosh detyrimet ligjore financiare! Drejtorët e Berishës, po e përsëris, në anë tjetër; Të gjitha këto miliona që nuk po arkëtohen po i përfiton klientela politike e kësaj qeverie. Gjithkush duhet të dijë: Detyrimet tatimore të pa paguara nuk fshihen, as falen; do arkëtohen me çdo kusht!"

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë