Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë me thikë në Padova, dy bashkëatdhetarë në burg! U plagosën dhe 2 të tjerë

Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë me thikë në Padova, dy bashkëatdhetarë në burg! U plagosën dhe 2 të tjerë

Foto nga vendi i ngjarjes dhe viktima Albert Deda

Albert Deda, 24 vjeç, është i riu shqiptar i cili mbeti i vrarë të dielën e 23 korrikut 2023  në Padova të Italisë.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA bën të ditur se janë ndaluar dy shqiptarë, të dyshuar si autorë të vrasjes së Albert Dodës dhe plagosjen e dy bashkëatdhetarëve të tjerë, 26 dhe 28 vjeç.

Dy shqiptarët e ndaluar janë të moshës 19 dhe 24 vjeç. Ata u arrestuan nga policia gjatë orëve të vona të së dielës në një autostradë, në afërsi të Villesse. Të dy autorët e dyshuar jetonin në të njëjtën zonë me viktimën.

Dyshohet se mes autorëve dhe viktimës dhe dy miqve të tij ka pasur një sherr në një nga apartamentet e pallatit, në lagjen Forcellini di Padova, ku dhe u gjet i vdekur Albert Deda.

Mediat italiane shkruajnë se motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, megjithatë nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
Vrasja e shqiptarit në Itali, dy autorët e dyshuar që u arrestuan kishin ende etiketat në veshjet e veshura

Mediat italiane vijojnë të publikojnë detaje nga arrestimi i dy shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e 24-vjeçarit Albert Deda në Padova një ditë më parë dhe plagosjen e dy të tjerëve me thikë.

Dy të arrestuarit 19 dhe 24 vjeç duket se kishin planifikuar që të arratiseshin në Shqipëri. Ata u ndaluan nga policia në autostradë në afërsi të Villesse.

Sipas mediave italiane, 2 të rinjtë e dyshuar kishin ndërruar rrobat e grisura dhe të gjakosura dhe kishin veshur rroba të reja. Disa prej rrobave dhe sendeve të reja kishin ende etiketën e çmimit, çka për hetuesit tregon se ishin vjedhur në dyqane ose ishin blerë në nxitim e sipër.

Ndërkohë, jo shumë larg vendit të krimit, policia po kërkon për thikën apo thikat e përdorura, pasi autorët i hodhën ato në një lum aty pranë për të fshehur gjurmët. Këto armë ende nuk janë gjetur.

Ajo që dihet deri më tani është se mes grupit të shqiptarëve ka patur një përleshje me thika. Plagët i morën jetën Albert Dedës 24 vjeç dhe 2 shqiptarë të tjerë mbetën të plagosur. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë