Analisti i njohur trondit opinionin: Nuk i kam larë duart që prej 10 vitesh

Analisti i njohur trondit opinionin: Nuk i kam larë duart që prej 10 vitesh

Foto ilustruese

Pete Hegseth një nga analistët dhe njëhkohësisht aksioner në Fox News, ka rrëfyer në transmetim direkt se ai nuk i ka larë duart prej 10 vitesh duke thënë se "mikrobet nuk janë të vërteta". Duke folur për “Fox dhe Friends”, Hegseth tha se mikroorganizmat infektive nuk ekzistojnë sepse nuk mund të shiheshin me sy të lirë. Rrëfimi i tij erdhi pasi bashkëpronarët Ed Henry dhe Jedediah Bila e tallën atë se po hante picë me dorën e majtë.

"Vendimi im për vitin 2019 është të them gjërat para kamerës ashtu sic i them jashtë kamerës," shtoi Hegseth.

Komentet e tij u ballafaquan me mbështetje dhe shqetësim në rrjete sociale. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se larja e rregullt e duarve  është e domosdoshme.

"Larja e duarve është një nga mënyrat më të mira për të hequr mikrobet, për të mos u sëmurur dhe për të parandaluar përhapjen e mikrobeve te të tjerët. Nëse ndaloni se lari duart efektet negative do të bien jo vetëm mbi ju por edhe mbi njerëzit e tjerë rreth jush" tha Jamin Brahmbhatt, mjek në Orlando Health.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun