Fyerje për lëvizjen e 8 dhjetorit të vitit 1990, e ka cilësuar analisti Fatmir Merkoçi protestën e PD para Kryeministrisë sot në Ditën e Rinisë, ku u mblodhën një numër i vogël militantësh.

I ftuar në emisonin ‘Studio Live’ në Report Tv, Merkoçi tha se asnjë nga të pranishmit që mbajtën fjalim në atë protestë, s’ka qenë pjesë e lëvizjes së dhjetorit.

‘Nuk ka frymë dhe as entuziazëm, as të rinj. Nuk ndez gjë. Nuk ditën që ta shfrytëzojnë 8 dhjetorin, treguan që janë një parti e mbyllur kuackë, ata që dolën aty s’kanë qenë fare në 8 dhjetor. Ata studentë që ishin aty atë natë, nuk janë më. Ata kanë ikur jashtë vendit sepse se panë veten në asnjë vend sepse aty në atë parti janë futur ata që kanë vënë partia. Si ka mundësi një parti opozitare të mos bëjë dot një protestë. Ajo prorestë sot është fyerje që i bëhet asaj date dhe asaj lëvizje’ tha ai.

Teksa u ndal tek lëvizja e Ervin Salianjit, Merkoçi e sheh atë si një lëvizje që nuk ka as program dhe as kauzë.

‘Nëse është lëvizje, është tjetër gjë, nëse themi takim tjetër gjë. Unë pashë që nuk kishte struktura të partisë atje. Kryetari i qarkut nuk ishte, drejtuesi politik i Durrësit nuk ishte në atë takim. Pra duhet që ta ndani është takim ose lëvizje. Nuk kishte program, kauzë. Kush është programi, kauza? Atje është folur vetëm për Ramën’, tha ai.

Për Oresti Berberin, anëtarin e FRPD, Berisha nuk është më frymëzim dhe se duhet që të reflektojë.

‘Në këtë datë qyteti duhet që të gumëzhinte nga të rinjtë. Sot nuk pamë të rinjë në shesh. Sa i takon asaj që a frymëzon sot Berisha, mund të them se Berisha është lider që e ka udhëhequr PD, por duhet të ketë një reflektim nga vet lideri demokrat në këtë moment’, tha ai.