Analisti Yzeiri për Report Tv: SPAK theu ‘mitin’ e Berishës, i është ngushtuar laku i drejtësisë

TIRANË- Analisti Ilir Yzeiri ka komentuar skenarin e deputetëve të opozitës për bllokimin e parlamentit, që herën e fundit u zhvendos edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Yzeiri thotë për Report Tv se ata nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveçse të identifikohen si zhurmues dhe të pengojnë jetën politike.

Yzeiri shprehet se e gjithë kjo strategji frymëzohet nga Sali Berisha në arrest shtëpie, për të cilin thotë se laku i drejtësisë po i ngushtohet.

“Një lëvizje e njohur, nuk mendoj se ka diçka të re. Është brenda strategjisë që ka zgjedhur një pjesë e opozitës, foltorja, për të bllokuar sa të munden jetën parlamentare dhe pastaj edhe jetën administrative në ato sektor ku ata marrin pjesë. Nuk ka një qëllim përveçse të identifikohen si zhurmës, dhunues, për të arritur qëllimin e tyre të pengojnë sa do të jetë e mundur jetën politike dhe ta drejtojnë vëmendjen drejt Berishës, sepse gjithçka buron nga fakti se Berisha ka problemin se ndaj tij laku i drejtësisë po ngushtohet”, tha Berisha.

Yzeiri komentoi edhe vizitën e Bardhit në SHBA me deputetët e tjerë të Kuvendit. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Yzeiri tha se Bardhi po përdoret nga Foltorja duke qenë se është figurë e pranuar nga SHBA, e ndërsa shton se Bardhi nuk guxon ta përmendë ish-kryeministrin në takimet në SHBA.

“Bardhi që ka marrë përgjegjësi se edhe ia vetë nuk i emërton dot se ca janë. Foltorja e përdor si imazh për të shfrytëzuar faktin që ai pranohet nga aleatët tanë që e kanë shpallur non grata Berishën. Pala tjetër se prano se është identifikuar me Berishën. Shkon në SHBA dhe nuk di as vetë se ca është. Para SHBA nuk guxon ta përmendë Berishën, as te Zëri Amerikës nuk guxon të japë përgjigje të drejtpërdrejtë. Berisha e përjashton nga çdo hierarki te foltorja dhe në vend të tij caktojnë administratorin e TV që është në pronësi të djalit të Berishës.

Sipas tij, SPAK ka varër frikën dhe theu mitin e paprekshmërisë.

“Ajo që ka shumë rëndësi është që SPAK vrau frikën te vetja e tij. Nuk e ka problem të hetojë edhe zyrtarë që deri dje quheshin të paprekshëm. Theu mitin e Berishës”, vijon Yzeiri.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen