Analiza e Fatos Çoçolit: Aeroporti i Vlorës, shpëtimtari i Jugut turistik

Analiza e Fatos Çoçolit: Aeroporti i Vlorës, shpëtimtari i Jugut turistik

Aeroporti i Vlorës

Për shkak të çmimeve të rritura ndjeshëm në Jug, që nga çmimi i shezloneve e deri tek ai i pjatave që serviren për drekë e darkë, shumë prej nesh janë pesimistë dhe parashikojnë se turizmi në Rivierën shqiptare do të vijojë të shtrenjtohet.

Çmimet mesatare në Jug
                                                           2023                                        2024
-  Një çadër plazh privat                 1,500 lekë                           2,500 lekë (+66%)
-  Dhomë për katër vetë me qira    4,000 Lekë                          5,000 Lekë (+25%)
-  Sallatë Çezar                               600 Lekë                             800 Lekë (+33%)
-  Një pjatë makarona                     500 lekë                               700 lekë (+40%) 

 Kjo mund të ndodhë me destinacionet e luksit, por për qytetete, fshatrat, hotelet dhe shtëpitë në Jug që pranojnë turizmin masiv, do të ndodhë e kundërta. Po si kështu?! Gjithkush prej nesh mund ta bëjë këtë pyetje.

Pse do të ulen çmimet turistike në Jug?

Duket e vështirë ta besosh se do të ulen çmimet, pasi në turizëm, Shqipëria ka patur shkallën e çmimeve nga Veriu në Jug me rritje. Kjo ka qenë historikisht, në të gjitha periudhat. Arësyeja kryesore është se Jugu ka shumë më pak sipërfaqe bregdeti dhe mjedise pushimi, se Durrësi apo Shëngjini. Arësyeja tjetër qëndron në atë që Jugu është më i vështirë për t’u arritur se Durrësi apo Shëngjini, megjithëse veprat e mëdha infrastrukturore, si Tuneli i Llogarasë apo autostrada e kategorisë “A” të BE-së Thumanë-Kashar, e kanë afruar shumë.

Jugu është në moment të vështirë sot. Pronarët e hoteleve në Gjirokastër thonë se në qershor vunë para nga të tyret, për të mbajtur hotelet hapur. Korriku ishte 40 përqind më pak se korriku 2023, në nivel të klientëve të hoteleve të tyre, të huaj apo vendas. Gjirokastritët nuk i kishin ngritur çmimet këtë vit. Edhe pse kishin më pak klientë. Por gjëmën ua kishin bërë Saranda dhe Ksamili, pasi shumicën e klienteve i marrin nga vizitorët në Sarandë dhe Ksamil. Rrinin me shpresë që gushti do të ishte mirë. Dhe gushti është mirë, shyqyr Zotit! Me këtë shpresë në fund të korrikut rrinin edhe pronarët e hoteleve dhe restoranteve në Gjirokastër.

Rritja e çmimeve mesatare turistike në Jug 2024/2023
-  Dhomë për katër vetë me qira    +25%
-  Ushqimet në dyqane                   +13.5%
-  Ushqimet në restorante               +33.2%
-  Çadër në plazh privat                  +66%

Jugu rrezikon të kthehet sërisht me një sezon turizmi të fortë vetëm një muaj e pak: 10 korrik-20 gusht. Agjencitë e makinave me qera të thonë se përtej 20 gushtit nuk kanë prenotime nga vizitorë të huaj apo vendas, ndërkohë që në shtator 2023 puna e tyre vlonte.

Aeroporti i Vlorës, shpëtimtari i Jugut turistik

Ky vit do shkojë si do shkojë. Ne presim vizitorë të huaj, shumica e të cilëve mëngjezin e hanë tek byrektoret e lagjeve të qyteteve tona. Duhet të tregohemi të kujdesshëm me çmimet, pasi kemi fituar emër si vend turistik me çmime të ulura. Duhet ta ruajmë fort këtë emër. Ndryshe lamtumirë turistë të huaj në rritje të fortë çdo vit.

Ndërkohë, Jugu do ta ketë një shpëtimtar. Po kë? Ai është Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.

Operatorët turistikë me eksperiencë gjykojnë se çmimet, sidomos në Rivierën e Jugut, do të fillojnë të ulen apo të barazohen brenda pak viteve me Shqipërinë e Mesme apo të Veriut, sapo të fillojë nga funksionimi aeroporti i Vlorës.

Janë tre arësye kokëforta, që operatorët turistikë ata mendojnë se do të ndodhë kështu.

Së pari, operatorët turistikë shprehen se ky aeroport do e sjellë turizmin e Jugut më afër me turistët e huaj. Pronotimet e tyre do të fillojnë që nga muajt mars e prill, për të mbaruar në tetor. Më shumë turistë, nuk do të thotë çmime më të kripura, përkundrazi.

Së dyti, rrugët më të përshtatshme do të shtyjnë gjithnjë e më shumë emigrantë shqiptarë të planifikojnë pushimet e tyre në atdhe në Jug.

Së treti, një pjesë e mirë e emigrantëve tashmë kanë blerë apartamente në Vlorë, apo në të gjithë bregdetin e Rivierës, deri në Ksamil.

Në dhjetor të këtij viti, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përfundon fizikisht së ndërtuari. Që tani është konfiguruar qartë pista e tij, më e gjatë se ajo e Aeroportit të Rinasit, e cila do të ketë edhe një pistë paralele, për të kontrolluar përpunimin e avionëve.

Ka filluar çertifikimi ndërkombëtar i stafit, ndërkohë që aeroporti pritet të nisë fluturimet në muajt mars ose prill të vitit 2025.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarë dhe një investim prej 104 milionë euro, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është i kategorisë 4E, një nga kategoritë më të larta në Ballkan.

Kjo kategori mund të përpunojë edhe avionë transatlantikë. Nga SHBA-të mund të vijnë vizitorë për pushime në Shqipëri drejt e nga ky aeroport.

Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do të jetë e gjatë 3.2 km me gjerësi 60 metra. Terminali i pritjes dhe përpunimit të pasagjerëve do të ketë një hapësirë  20 mijë metër katrorë, e mjaftueshme për të përpunuar edhe 3 milionë pasagjerë në vit.

Pse Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë histori suksesi?

Eksperienca e ndërtimit të aeroporteve të rinj kërkon 3 faktorë kryesorë në ndërtimin e një aeroporti. Ato janë transporti i zhvilluar, tregtia dhe turizmi.

Me veprat e reja infrastrukturore, Jugu i Shqiperise ka sot një kurorë rrugësh më të zhvilluar dhe shumë premtuese. Edhe pse tregtia me Greqinë nuk është e zhvilluar sa duhet në Jug, sërisht ajo është një faktor ndihmues. Faktori përcaktues është zhvillimi i turizmit tek ne. Turistët e huaj që do të duan Rivierën dhe në tërësi Jugun e Shqipërisë për të vizituar, me aeroportin e Vlorës kanë portën e duhur për të hyrë dhe kaluar në destinacionet që duan.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është praktikisht më i gjati në Ballkan. Në vitin e parë të funksionimit, ai do të ketë pasagjerë më shumë nga sa ishte parashikuar ne studimin e tij të leverdisshmërisë 6 vite me pare. Nga parashikimi në planin e biznesit për vetëm 330 mijë pasagjerë në vitin 2025, me ritmin e rritjes së turizmit në Shqipëri, është e sigurt që Aeroporti i Vlorës do të arrijë të presë për vitin 2025 më shumë se 1 milion pasagjerë, edhe pse nuk do të jetë një vit i plotë operimi.

Futja në veprim e aeroportit të Vlorës do t’i japë oksigjen të plotë turizmit në Jug të vendit. Aeroporti pritet ta rrisë ekonominë rajonale të Vlorës me mbi 11 përqind çdo vit, ndërsa ekonominë e Shqipërisë me mbi 0.4 përqind. Ai do të nxisë ndërtimin e hoteleve të rinj përgjatë gjithë rrugës nga aeroporti deri në Vlorë, madje edhe deri në Ksamil.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ladi: 19/08/2024 16:30

    Zoti cocol,,aeroport nuk do vetem vlora,,por dhe shkodra,,korca,,saranda,,,kur ti kemi bere te gjtha keto aeroporte do kemi turizem te larte deri ne 50 milione turiste/vit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut