TIRANE- Për të hedhur dritë mbi atë që konsiderohet si supervjedhja më e madhe në Bankën e Shqipërisë, pritet që në ditët në vijim Prokuroria e Përgjithme t’i drejtohet dhe zyrës së “Europol”-it, me qëllim mbledhjen e çdo të dhëne jashtë shtetit që bën fjalë për rastin e vjedhjes së bankës. Mundësia e bashkëpunimit me një nga “perandoritë” e hetimit të Bashkimit Europian siç është “Europol”, ka dalë gjatë një analize të zhvilluar mesditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Përgjithme.