Sipas Kryeprokurorit Adriatik Llalla, ngjarjet me te fundit kriminale në qytetin e Vlorës dhe të Fierit kanë lidhje me ngjarje të tjera të mëparshme. Këtë deklaratë Llalla e ka bërë nga qyteti bregdetar ku ka qenë i pranishëm në analizën vjetore të punës së prokurorisë. Llalla tha se analiza vjetore nuk ka nisur rastësisht nga Vlora e Fieri por për shkak të specifikave të ngjarjeve që kanë ndodhur këtu.
Një ndër shqetësimet kryesore të Kryeprokurorit ka qenë pezullimi në masë i hetimeve dhe numri i lartë i vendimeve të pafajësisë.
Ai ka kërkuar kontrolle intensive mbi prokurorët për rastet e pafajësisë. Një ditë më parë në qytetin e Vlorës ishte Ministri i Brendshëm i cili ka thënë se Gjykata dhe prokuroria duhet të ecin paralel me Policinë e shtetit.
Fjala e plotë e Adriatik Llallës në analizën vjetore
Prokuroria Shqiptare po nis serinë e analizave vjetore nga Vlora, ku do të diskutohet në nivel Apeli, në të cilin përfshihen Prokuroritë e Vlorës, Fierit, Lushnjes dhe Beratit.
Vlora nuk është zgjedhje rastësore për fillimin e proceve të analizave. Në këtë rajon, sidomos në shtrirjen gjeografike Vlorë-Fier, ka pasur në vijimësi një situatë specifike kriminale, e cila e përhap problematikën e saj në shumë qytete të Shqipërisë.
Sa i përket aktivitetit vjetor, strukturat përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme po përpunojnë informacionin e mbërritur prej Jush. Situata është pak a shumë e njëjtë në të gjithë sistemin e prokurorisë, ku vërehet rritje e ndjeshme e volumit të punës. Jemi në dijeni të faktit që ka pasur nevoja për shtimin e stafit profesional dhe, brenda mundësive, mendojmë se janë plotësuar nevojat për burime njerëzore. Po ashtu, dua të shpreh vlerësimin për përballimin e fluksit të punës, si edhe për rritjen cilësore në përgjithësi të ndjekjes penale.
Gjithsesi, Prokuroria e Përgjithshme vijon të këmbëngulë në forcimin e mëtejshëm të aktivitetit profesional. Kam kërkuar nga drejtuesit e Prokurorive që të paraqesin vlerësime objektive periodike për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore. Një pjesë e stafit të prokurorisë në këtë rajon ka ende nevojë për të arritur nivelin e kërkuar.
Nga analiza statistikore rezulton se, edhe gjatë vitit 2015, ka vijuar të jetë i lartë numri i hetimeve të pezulluara, kryesisht për mungesë autori. Në përgjithësi, pezullimet lidhen me rastet e kultivimit të lëndës narkotike. Në këtë rajon gjeografik ka pasur aksione të shpeshta anti-kanabis, por që jo gjithnjë janë shoqëruar me evidentimin e personave përgjegjës.Është e qartë që ky tregues lidhet drejtëpërdrejtë me punën parandaluese të institucioneve të tjera ligjzbatuese. Por, do të kërkoj prej Jush që të vijoni të luani rolin koordinues ndërmjet agjencive të tjera ligjzbatuese, për përpunimin sa më të plotë dhe efikas të informacionit nga terreni.
Prokuroria e Përgjithshme po angazhohet nga ana e saj që të forcojë koordinimin ndërinstitucional në nivel qëndror dhe konstatohet vullnet i përbashkët për të bashkëpunuar në forcimin e sigurisë, rendit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe financiar. Vullneti i shprehur në nivel qëndror duhet të reflektohet edhe në nivelin bazë, pasi në këtë mënyrë të gjithë agjencitë e sigurisë do të japin rezultate pozitive.
Në kuadër të fazës së hetimeve paraprake, në disa njësi, kryesisht në Prokrurorinë e Beratit, konstatohet numër i lartë i vendimeve të pushimit. Në fakt, pjesa më e madhe e këtyre vendimeve të pushimit lidhen me vepra penale me të dëmtuar, të cilët heqin dorë nga kallëzimi. Është shumë e rëndësishme që për çdo rast të bëhet një vlerësim paraprak i materialit kallëzues, me qëllim konstatimin fillestar nëse ka elementë të veprës penale dhe për të shmangur ngarkesën e panevojshme.
Në vijim, duhet prekur një tregues problematik, që lidhet drejtëpërdrejtë edhe me punën e prokurorisë. Në Vlorë dhe në Fier konstatohet numër i lartë vendimesh pafajësie nga ana e gjykatës. Në çdo rast, bindja e prokurorisë është që personat e akuzuar janë përgjegjës për veprat penale. Pavarësisht se është shprehur shpesh kritika ndaj vendimmarrjes së gjykatës, e cila në shumicën e rasteve ka qenë e drejtë, sërish është e nevojshme që të kërkohen përgjegjësitë edhe në radhët e prokurorëve. Do të vijoj të kërkoj nga strukturat inspektuese në Prokurorinë e Përgjithshme intensifikimin e kontrolleve mbi punën e prokurorëve për rastet e pafajësisë. Gjithashtu, edhe drejtuesit e prokurorive duhet të analizojnë në çdo rast arsyet ose mangësitë në dosjet hetimore, të cilat nuk finalizohen me persona para përgjegjësisë.
Duke rivendosur theksin tek volumi i lartë i punës, gjatë vitit 2016 do të kërkohet shtimi i numrit të gjykimeve të drejtëpërdrejta. Janë shumë raste të veprave penale të rëndësisë së ulët, të cilat mund të zgjidhen në një kohë sa më të shpejtë. Në këtë mënyrë, edhe ngarkesa e prokurorëve ulet ndjeshëm, edhe dhënia e drejtësisë përshpejtohet.
Prokuroria e Përgjithshme e ka të qartë se një pjesë e hetimeve zgjaten për shkak të pritjes së akteve të ekspertimit. Të gjithë jemi në dijeni të ngarkesës me të cilën përballet Policia Shkencore, për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme në burime njerëzore dhe teknologji. Personalisht kam diskutuar me titullarët përkatës për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe kam marrë garanci prej tyre se do të ndërmerren hapat e nevojshëm për të përmirësuar situatën. Por, ndërkohë ju jeni në dijeni se në Prokurorinë e Përgjithshme ka ekspertë të disa fushave, si auto-teknik dhe financiar, por edhe përkthyer për materialet në gjuhë të huaj.
Do të rikërkoj me forcë që të aktivizoni me kërkesat tuaja ekspertët që janë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, me qëllim plotësimin e nevojave të pambuluara në kohë të shkurtër nga ekspertët e institucioneve të tjera.
Në përfundim të fjalës hyrëse, dua të shpreh vlerësimet e plota, sidomos për Prokurorinë e Vlorës, për shtimin e ndjeshëm të rasteve të sekuestrove dhe konfiskimit të pronave të përfituara në bazë të dokumentave të fallsifikuara. Çështja e pronave, krahas paligjshmërisë së dokumentave, ka qenë një ndër shkaqet e përkeqësimeve të situatave, në raste edhe me pasoja të rënda për jetën e shtetasve. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që të ndiqen këto hetime jo vetëm në Vlorë, por edhe në Fier e në qytete të tjera, me qëllim goditjen e paligjshmërisë që sjell pasoja edhe më kriminale.
Në Gusht të vitit 2015, në cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm, nënshkruam në Vlorë një marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione, pikërisht për të goditur problematikën e fallsifikimit të pronave. Është me vend të përmendim faktin se kjo marrëveshje ka nisur të funksionojë dhe besojmë se do të vijojë të ketë rezultate pozitive.
Në vijim të takimit, do të kërkoj nga drejtuesit e Prokurorive që të paraqesin situatën në njësitë që drejtojnë. Duke falenderuar median për praninë e saj dhe për mbështetjen e vazhdueshme, do të kërkoj mirëkuptimin për vijimin e takimit me dyer të mbyllura.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com

VIDEO