Analiza e REL: Irani po ‘zbaton projektligjin që e izolon nga bota’

Analiza e REL: Irani po ‘zbaton projektligjin që e izolon nga bota’

Përgjatë fushatës zgjedhore, presidenti iranian, Ebrahim Raisi, është zotuar se nuk do të kufizohet më shumë qasja në internet.

Në këtë shtet, autoritetet veçse kanë bllokuar dhjetëra mijëra faqe dhe vazhdimisht ndërpresin lidhjet e internetit.

Mirëpo, prej kur presidenti i linjës së ashpër ka ardhur në pushtet, në gusht të vitit 2021, ekspertët kanë thënë se administrata e tij ka nisur të zbatojë fshehurazi edhe një projektligj shumë të diskutueshëm për të kufizuar qasjen në internet.

Projektligji për mbrojtje të hapësirës kibernetike parasheh që forcat e armatosura të marrin kontrollin mbi internetin dhe të bëjnë vepër penale përdorimin e rrjeteve private, të cilat fshehin lokacionin e përdoruesve dhe u mundësojnë atyre që të shohin faqet e bllokuara.

Përpjekjet për ta miratuar këtë projektligj në Parlament – i cili dominohet nga deputetë të linjës së ashpër – është përballur me kritika të ashpra, thirrje publike për tërheqje të tij dhe paralajmërime se mund të rritet zemërimi publik.

Mirëpo, së fundi, Këshilli Suprem i Iranit për Hapësirë Kibernetike, institucion që udhëhiqet nga Raisi dhe është krijuar nga lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei 2012, e ka miratuar pjesërisht projektligjin.

“Zbatimi i heshtur i projektligjit është duke ndodhur qe pothuajse një vit”, ka thënë Mahsa Alimardani, hulumtuese në organizatën për të drejta të njeriut, ARTICLE19.

Ajo ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Këshilli Suprem për Hapësirë Kibernetike është institucion që mundëson “anashkalimin e procedurave parlamentare”, meqë legjislatura aktuale e ka humbur vullnetin për ta miratuar projektligjin, për shkak të mungesës së konsensusit politik.

Në një njoftim të lëshuar më 6 shtator, vetë Këshilli ka bërë të ditur se ka emëruar anëtarët e Komisionit rregullativ, një krah i rëndësishëm i institucionit, i cili ka më shumë kompetenca për të rregulluar hapësirën kibernetike të Iranit.

Komisioni me 12 anëtarë përfshin përfaqësues nga Garda Revolucionare e Iranit, Policia, Ministria e Inteligjencës dhe gjyqësori.

Vëzhguesit brenda shtetit kanë thënë se njoftimi i lëshuar është pjesë e projektligjit të pamiratuar zyrtarisht për mbrojtje të hapësirës kibernetike.

Përmes lëshimit të njoftimit, ata besojnë se autoritetet veçse kanë kryer hap të madh drejt zbatimit të legjislacionit.

‘Precedent i rrezikshëm’

Mediat iraniane të lidhura me kampet e moderuara apo ato reformiste, kanë paralajmëruar se zbatimi i projektligjit po bëhet realitet.

Gazeta reformiste, Shargh ka raportuar se Këshilli Suprem për Hapësirë Kibernetike, ka miratuar një “pjesë të rëndësishme” të projektligjit për internetin, duke thënë se diçka e tillë do të kufizojë edhe më shumë informacionin dhe do t’ia parandalojë publikut ekspozimin në korrupsion qeveritar.

Gazeta tjetër reformiste iraniane, Etemad, ka thënë se në Komisionin rregullativ, nuk do të përfshihen anëtarë të shoqërisë civile dhe të sektorit privat që janë tejet të varur nga qasja në internet.

Hamed Bidi, ekspert për kibernetikë, që jeton në Teheran, ka thënë se veprimet e fundit përbëjnë “precedent të rrezikshëm” dhe duhet të sfidohen në gjykatë.

“Artikujt e Projektligjit për mbrojtje të hapësirës kibernetike është thënë më parë se janë në kundërshtim me kushtetutën. Këtë konstatim e ka bërë Qendra kërkimore parlamentare dhe shumë juristë”, ka thënë Bidi për Tejaratneës.ir më 7 shtator.

“Mirëpo tani, Këshilli Suprem për Hapësirë Kibernetike e ka miratuar atë, pa ua vënë veshin komenteve të ekspertëve”.

Në muajt e fundit, përdoruesit e internetit kanë raportuar për probleme të ndryshme në qasje.

Ekspertët besojnë se këto janë shenja se Qeveria ka nisur të zbatojë projektligjin.

Sipas Bankës Botërore, rreth 84 për qind e popullsisë së Iranit – shtet me 80 milionë banorë – ka qasje në internet.

Reza Ghorbani, sindikalist në Teheran, është cituar të ketë thënë, sipas mediave lokale, se në muajt e fundit ka pasur çdo ditë telashe me qasje në internet.

Reza Alefnasab, një tjetër sindikalist në kryeqytetin iranian, ka thënë se miliona iranianë varen nga interneti për të fituar të hyra të mjaftueshme për jetesë.

“Për bizneset online, interneti është elementi kyç, dhe çfarëdo prishje i përball ata me dëme të pariparueshme”, është cituar të ketë thënë Alefnasab.

‘Muri digjital’

Muajin e kaluar, autoritetet ua kanë pamundësuar përdoruesve të telefonave mobilë që të pranojnë kodet për të rritur sigurinë në aplikacionet e tyre, dhe kështu ua kanë pamundësuar qasjen në rrjetet sociale dhe informacion.

Përdoruesit e rrjeteve sociale, kanë thënë më 17 gusht se mesazhet që kanë kode për kyçje në aplikacionet si Telegram, Tëitter, dhe WhatsApp, tashmë janë bllokuar dhe ata nuk pranojnë asgjë në telefon.

Shumica e platformave të tilla ndërkombëtare veçse janë të bllokuara në Iran.

Gazetarët kryesisht varen prej rrjeteve private të internetit për të pasur qasje në Telegram, Twitter, Youtube dhe Facebook.

Në Instagram kanë qasje të gjithë, ndonëse ka shqetësime se edhe ai mund të bllokohet nëse miratohet projektligji për internetin.

Telegrami është bllokuar në Iran që katër vjet, ndërsa Twitter prej vitit 2008.

Megjithatë, në shtator të vitit të kaluar, një raport i Qendrës iraniane të Statistikave ka treguar se 45 milionë iranianë janë ende të anëtarësuar në Telegram dhe dërgojnë rreth 15 miliardë mesazhe në këtë platformë çdo ditë.

Në vitet e fundit, Tëitter po ashtu është bërë një prej rrjeteve që e kanë përdorur shpesh iranianët për të postuar lajme politike dhe zhvillime tjera, por edhe për të sfiduar autoritetet.

Në muajin mars, 55 organizata për të drejta të njeriut, përfshirë, Article 19, Human Rights Ëatch, dhe Amnesty International, i kanë bërë thirrje Iranit që të kthejë mbrapsht Projektligjin për mbrojtje të hapësirës kibernetike.

Nëse miratohet, grupet kanë thënë se projektligji “do të shkelte shumë të drejta të njeriut në Iran, përfshirë të drejtën për liri të shprehjes dhe të drejtën për privatësi”.

Po ashtu muaj, ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, ka thënë se projektligji do ta izolonte Iranin nga interneti global.

“Ky projektligj përbën hap shqetësues drejt konsolidimit të murit digjital në Iran”, ka thënë ata.

“Ai do të kufizojë edhe më shumë informacionin, kur liria e shprehjes dhe të drejta tjera themelore veçse janë të shtypura”./REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen